GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazi natyror kthehet nivelet e paraluftës, po në Shqipëri?!

08:34 - 13/12/23
në Aktualitet, Botë, Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazi natyror kthehet nivelet e paraluftës, po në Shqipëri?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në nivelet para fillimit të luftës në Ukrainë dhe ato që pasuan me sanksionet ndaj Rusisë dhe nisjen e krizës energjetike, çmimet e gazit natyror në tregun europian po lëvizin.

Kështu, dje në standardin e TTF-së, kontratat e dërgesave në janar 2024 u mbyllën me 34,8 euro/MWh, duke regjistruar një rënie ditore prej 3,5%, kur një vit më parë, më 13 dhjetor 2022, çmimi i “arit blu” që kishte shkuar në 138.3 euro/MWh dhe disa muaj më parë, në gusht 2022, kishte kaluar 290 euro/MWh.

Rrjedhimisht, kontratat e dërgesave në shkurt 2024 u mbyllën dje me 35.4 euro/MWh dhe për mars 2024 me 35.3 euro/MWh.

Prej disa ditësh, çmimi i gazit natyror në Evropë ka rënë nën barrierën prej 40 eurosh dhe pasoi një tjetër tërheqje.

Çmimi gazit dhe Shqipëria

Krahasuar me vendet e Rajonit, Shqipëria është shteti me çmimin më të lartë të naftës dhe të benzinës, ndjekur nga Serbia me çmimin e naftës 185.24 Lekë/Litër  dhe çmim benzine 175.97 Lekë/Litër. Kosova mbetet shteti me çmimin më të ulët të naftës dhe benzinës krahasuar me vendet e rajonit, respektivisht me çmimet 121 Lekë/litër (nafta) dhe 127.05 Lekë/Litër (benzina). Ndërsa sa i përket produktit të gazit, çmimin më të lartë në Rajon e ka Mali i Zi me 106.8 Lekë/litër, ndjekur nga Serbia me 96.68 Lekë/litër, Rumania me çmim 93.3Lekë/Litër dhe Shqipëria me çmim 93 Lekë/Litër. Ndërsa Kosova ka çmimin më të ulët të gazit me vlerën 61.71 Lekë/Litër.

Arsyet se përse Shqipëria renditet me çmimin më të lartë të rajonit, lidhen me nivelin e taksave që aplikohen mbi karburantet, ndryshimet fiskale të miratuara nga Këshilli i Ministrave, si dhe Inflacioni.

Konkretisht shqiptarët paguajnë 5 lloj taksash mbi karburantet duke zënë kështu 52.2% të çmimit final të naftës, vlerë kjo e llogatitur për muajin Janar 2022. Aktualisht për 1 litër naftë, konsumatorët paguajnë 38 Lekë Akcizë për karburante, 27 Lekë/litër Taksë Qarkullimi dhe 3 Lekë/litër Taksë Karboni. Kësaj vlere i shtohet TVSH prej 20%, e cila po ashtu rëndon konsumatorin në vlerën rreth 32 Lekë/litër, duke bërë totalin rreth 100.2 Lekë/litër vetëm taksa, pa marrë në konsideratë kosto të tjera të pikave të karburantit që operojnë në Shqipëri.

 

Etiketa: Cmimi i gazitekonomiaKryesore1

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Rio Ferdinand këshillon Araujon: Mos u transfero te Manchester United

Rio Ferdinand këshillon Araujon: Mos u transfero te Manchester United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com