GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liridona dhe Naimi ishin borxhlinj në Suedi, gazetari zbulon detajet

18:57 - 13/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’kishte dashuri si e tyre”, flet babai i Naimit që porositi vrasjen e Liridonës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Naim Murseli dhe Liridona Ademaj, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Kosovë, ndërsa policia arrestoi bashkëshortin e saj Naimin, si i dyshuar për porositjen e krimit, rezultojnë se ishin borxhlinj në Suedi, atje ku çifti dhe dy fëmijët e tyre të mitur kishin ndërtuar jetën.

Në një intervistë për Klan News, Ervin Dushi ka folur mbi jetën e çiftit Naim Murseli dhe Liridona Ademaj në Suedi.

Ai dha disa detaje sa i takon të ardhurave të tyre vjetore, duke përfshirë këtu dhe babain e Naimit, Shaban Murseli.

“Ajo që dimë në rrugë zyrtare dhe e kemi të vërtetuar nga investigimi është se çifti në fjalë dispononin dy biznese. Naimi kishte një kompani ndërtimi e cila është jo aktive në dy vitet e fundit dhe nuk është se kishte ndonjë të ardhur të madhe që të themi se mund të bënte një jetë të çmenduar, siç e kanë quajtur mediat. Po ashtu dhe Liridona zotëronte një kompani të vogël pastrimi bashkë me një bashkombas që rri në Suedi. Të ardhurat vjetore të kësaj kompanie janë rreth 35 mijë euro. Edhe zoti Shaban Murseli që jeton në të njëjtën adresë me çiftin, kanë të ardhura vjetore rreth 30 mijë euro në vit. Ata jetojnë në një qytet të vogël dhe atje të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe pronarë të një kafeje. Më herët, Naimi vetë ka qenë goxha aktiv në jetën politike në qytetin e tij, është angazhuar për zgjedhjet e fundit duke ndihmuar Partinë Demokratike suedeze. Edhe babai i tij ka njohje në jetën politike, ai është bërë sebep. Jeta e tyre ka qenë goxha e mirë”, tha ai.

Dushi shpjegoi po ashtu se çifti bashkë me Shaban Murselin janë debitorë në banka dhe në shtet.

“Është një detaj që duhet parë me vëmendje sepse nuk kanë pasur një jetë të shfrenuar siç është aluduar në media”, shtoi ai.

Pistën e siguracionit si motiv për vrasjen e hodhi poshtë duke u shprehur: Një siguracion i thjeshtë në Suedi nuk i kalon 800 mijë euro. Duhet theksuar se ky 800-mijë euroshi është për dy familjarë, minus taksat. Flasim për një shumë të papërfillshme”.

Gazetari tregoi se çfarë do të ndodhë me fëmijët e vegjël, të cilët është raportuar se janë larguar nga Kosova.

“Shërbimi Social ma ka konfirmuar se fëmijët janë në Suedi. Në rast se merret vendimi i formës së prerë për Naim Murselin, prapë duhet që fëmijët të qëndrojnë pranë familjarëve të tyre, por se tek cila palë, ngelet për t’u parë pas një procesi gjyqësor. Por fëmijët do jenë për një kohë të gjatë nën vëzhgim të rreptë të Shërbimit Social”, sqaroi Dushi.

Etiketa: detajetliridonanaimi

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Paralajmërimi i Osmanit: Serbia po planifikon sulme të reja

Paralajmërimi i Osmanit: Serbia po planifikon sulme të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com