GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

KLSH: Shpenzimet buxhetore, 260 mln euro më shumë se buxheti faktik

08:08 - 14/12/23
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH: Shpenzimet buxhetore, 260 mln euro më shumë se buxheti faktik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë miratuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se shpenzimet totale buxhetore ishin 667,1 miliardë lekë, por nga verifikimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka bërë sistemit të thesarit ka gjetur se, fatura reale e shpenzimeve regjistruar ishte 696,8 miliardë lekë ose 26,8 miliardë lekë (260 mln euro) më shumë se në tabelat e buxhetit faktik.

Për rrjedhojë deficiti buxhetor sipas thesarit është më i lartë se ai që Ministria e Financave ka raportuar në treguesit final të realizimit të buxhetit 2022.

Sipas buxhetit faktik deficiti buxhetor në vitin 2022 u mbyll në -83,8 miliardë lekë, por në llogarinë e thesarit deficiti buxhetor rezulton -159,9 miliardë.

Inspektorët e KLSH -së gjatë auditimit kanë krahasuar planin e buxhetit miratuar me Aktin Normativ nr.19 i fundit me (29/12/2022), si dhe planin operativ me planin e hedhur në SIFQ (sistemin e thesarit) për zërat sipas treguesve fiskal.

Nga krahasimi i të dhënave, KLSH ka evidentuar se, nga plani i buxhetit i miratuar në fund të vitit konstatohet se ka diferenca të shumta me planin e ngarkuar në SIFQ (thesar) nga strukturat përkatëse sipas rastit.

KLSH vëren se, raportet e ndërtuara dhe ofruara nga thesari për qëllime të planifikimit buxhetor nuk përdoren nga Drejtoria e Buxhetit si një mënyrë për të kontrolluar saktësinë e detajimit të buxhetit fillestar dhe më pas atij operativ, mundësi këto që sistemi SIFQ ofron për të bërë të gjithë kontrollet e mundshme të regjistrimeve e deri te analizat e nevojshme për monitorimin e zbatimit të buxhetit.

Nga auditimi i planit të buxhetit të miratuar me Aktin Normativ nr. 19, datë 29.12.2022 dhe planit operativ sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit me planin e hedhur në SIFQ për zërat sipas treguesve fiskal janë konstatuar diferenca në pothuajse të gjithë zërat e shpenzimeve në rreth 26.8 miliardë lekë (shiko tabelën e mëposhtme).

“Diferencat e evidentuara në tabelën fiskale të gjeneruar nga SIFQ me atë të miratuar në ligj janë një tregues që raportet dhe formatet e standardizuara për ngarkimin e çeljeve apo detajimin buxhetor nuk kanë garantuar saktësinë e të dhënave” thuhet në raport.

Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave ka dhënë disa shpjegime në KLSH në lidhje me këto diferenca të cilat nuk janë pranuar nga ekspertët e KLSH të cilët kishin siguruar të dhënat si nga thesari dhe Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave.

KLSH raportoi se nga auditimi në Ministrinë e Financave rezultuan parregullsi në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keq- klasifikimin e investimeve, marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura./Monitor

Etiketa: buxhetKLSH

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Qëllohet me armë drejt makinës së një 42-vjeçari në Tiranë

Qëllohet me armë drejt makinës së një 42-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com