GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“11 dhjetori është një aktivitet i Berishës”, Tabaku: Kuvendi i datës 18 është zyrtar dhe legjitim

22:01 - 08/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: PPP e tendera pa garë ka qenë filozofia e Ramës për 8 vite, qoka për këdo në enturazhin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku beson se pas Kuvendit të datës 18 demokratët do të jenë së bashku, pavarësisht se mendojnë ndryshe. Në një intervistë për mediat, Tabaku ftoi delegatët të shprehin çdo mendim kritik në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

“Për PD është vlerë që ka mendime të ndryshme. Gjyshi im ka qenë i internuar në Savër të Kushnjës që unë të kem mendim ndryshe. Ajo që nuk e bëj vetë dhe nuk e pranoj nga të tjerët  është gjuha e akuzave dhe e linçimit, por mendimi ndryshe është vlerë e jona, që nga themelimi i partisë. Kështu qe kushdo që ka një mendim ndryshe, ka hapësirë për ta thënë atë në Kuvendin e PD në 18 Dhjetor. Jam e sigurtë që PD është një forcë e madhe e politke dhe e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë” – tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu tha se në 11 dhjetor zhvillohet një aktivitet i zotit Berisha me mbështetës të tij, ndërsa në datën 18 është Kuvend zyrtar, që ka fuqinë, legjitimitetin, bazuar mbi Statutin, që do të marrë vendime dhe që do të mbledhë bashkë të gjithë demokratët.

“Në 11 Dhjetor zhvillohet një aktivitet i zotit Berisha me mbështetës të tij. Askush nuk e mohon që ai ka mbështetës, anëtarë të PD. Në datën 18 është Kuvend zyrtar, që ka fuqinë, legjitimitetin, bazuar mbi Statutin, që do të marrë vendime, që do të mbledhë bashkë të gjithë demokratët. Një thirrje për t’u bërë bashkë në datën 18. Për datën 18 ka një konfirmim të jashtëzakonshëm. Do të jetë një Kuvend shumë i rëndësishëm i PD sepse do të përcaktojë strategjinë, rrugën, vizionin për vitet në vijim” – tha Tabaku.

Më tej ajo shprehet se situata që po kalon Partia Demokratike është më e vështira e 31 viteve që nga themelimi dhe se bisedon se demokratët do ta kalojnë këtë sfidë për hir të së ardhmes së PD dhe Shqipërisë.

“Besoj që vështirësitë e kësaj situate do të kalojnë dy javët në vijim, që janë shumë të rëndësishme për politikën shqiptare në përgjithësi dhe, në veçanti, për PD. Jam e sigurt që ekziston një brez i ri i jashtëzakonshëm politikanësh që nuk kanë frikë të ecin përpara. Besoj që PD, megjithatë vështirësitë, është në këmbë dhe do të jetë më e fortë. Luftën ne e kemi me Edi Ramën. Atë kemi kundërshtarin tonë, nuk kemi askënd brenda PD”. – u shpreh Jorida Tabaku.

Etiketa: AktivitetiJorida TabakuKuvendilegjitimSali Berishazyrtar

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Mick Jagger bën këngë për Covid-19: Jemi me Bill Gates në gjak

Mick Jagger bën këngë për Covid-19: Jemi me Bill Gates në gjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com