GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Verbëria!

18:59 - 14/12/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Verbëria!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej tre muajsh Parlamenti i Shqipërisë ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpinë edhe dinjitetin. Kuvendi nuk është pronë e Partisë socialiste, as e pushtetit as e gardes së Republikes por Institucioni më i lartë i saj shprehje e vullnetit qytetar.

Sot për një kohë të gjatë edhe pse Zevendes Kryetar i Kuvendit perfaqesues i Opozites nuk u lejova të futem në ambientet e mia të punes , dhe si unë shumë deputet të tjerë të opozites ndonẽse ndaj nesh nuk kishte asnjë masë ndeshkuese.

Gandist e rugovian prej natyre kam mbeshterur kauzen e opozites pa qënë protagonist i dalluar i saj. Sot deputetet u ndanë të kategorisë superiore dhe inferiore. Nuk është çudi që një ditë të na kerkojnë qendisma dalluese e diskriminuese.

Garda kujdesej me një gjuhe shenjash ti udhëhiqte koleget socialist të hynin në katër dyert anësore duke bërë ndarjen “tanët” dhe “ata”.

Për ata që nuk e dinë “gardat pretorianë” ruanin nderin e shteteve ndersa garda politike po e çnderon shtetin. Gramoz i gardes mesoje këtë nëse të mbetet pak kohë nga tenderat.

Shtetet ndertohen mbi trashigimitë. Një ditë asnjëri prej nesh nuk do të jetë, do të jetë larguar siç e thoshte motit socialisti , Dritero Agolli por çfarë lëmë pas? Ai la libra dhe kollen e tij të thatë dhe shembullin që virtyti triumfon mbi partinë. Ne çfarë lëmë? Dhunim të më të dobtit? Pervetesim të shtetit, ideologjizim të administrates, nështrim pa kushte ndaj barkut e të prapanicave. Qyqaret , servilet, hajdutet, injorantet po e pickojnë adn-nẽ e Kushtetutes aq shumë sa ajo duket tashmë si një xhybe e dalë boje rrëze një ferre.

Opozita po bën betejen e saj për të drejta kushtetuese, të drejta keto që po nëperkemben dhe shtypen me thundra gardistesh. Sot me njẽ akt tẽ papreçedente kjo mazhorancẽ kaq e akuzuar e kaq e venitur me njẽ akt tẽ pashembullt votoi pẽr asgjesimin e Opozites nẽ Parlament. Rregullorja e votuar sot praktikisht tenton thyerjen e Opozites. Do doja që sallen e kuvendit ta shfrytezoja per dimensionin e fjales dhe argumentit, por fjala pa garanci kushtetuese është fasadë. Protesta kerkon normalitet ndersa “normaliteti” pa rregulla është xhungel.

Ambasada e SHBA-ve , e Anglisë, ato të BE duhet ti vinë në ndihmë jo Opozites por Shqiperisë qe ajo të mos humbasë standartet demokratike , të drejtat kushtetuese. Konceptim e opozites prej tyre e fituam. Me ta duhet ta mbrojmë. Ne jemi në Nato dhe aspirojme BE-në me të drejta të plota. Nuk mund të rrimë aty dhe as të shkojme atje me një opozitë jashtë ligjit.

Opozita dhe opozitarizmi nuk janë çeshtje individuale, janë shumë me teper se kaq janë thelb i demokracisë, ambasadoret e nderuar po bëhen deshmitarë të një vdekjeje të paralajmeruar. Shumë gazetarë pyesin, qytetarë gjithashtu, hë çdo bëni tani, po më pas, me një kersheri feminore në raportme premtimet e patetikes politike.

E kam një pergjigje per të gjithe, kudo ka ndodhur , në Shqiperi shumë më teper që arsyeja është mbytur nga forca ndersa kujtimi i së drejtes na ka dhënë forcë të ngrihemi në vitin 1990. Perseri mund të ndodhe e perseri mund të gremisimi. I kujtoj Kryeministrit të vëndit Edi Rames një sërë artikujsh që ai botonte tek gazeta “Koha jonë” në vitet 1992-97 në kerkim të një demokracie liberale, të rregullave demokratike, kunder depersonalizimit të politikes dhe dominimit të individit dhe jam i sigurtë që nëse e bën , nese aso kohe ishte i vertete dhe ne paqe me veten ,do ta thyente pasqyren e kesaj dite të shemtuar, do ta griste portretin e dhunes gardiste, rregulloren që asgjeson opoziten.

Po Kryeministri duket ska kohë ti rikthehet vetvetes. Deputetet e Kosoves votuan kunder atonomisë së tyre ne vitin 1990 por ishin të rrethuar nga tanket e Milosheviçit. E korigjuan në Kaçanik sa gjeten pak liri po keta tonet sot pse votuan kunder vetvetes, kunder pluralizmit dhe të një Shqiperie normale. Kjo është verberi do thoshte Saramango.

Etiketa: GjekmarkajKuvendiOpozitaRama

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Samiti/ Fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

Samiti/ Fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe...

Lexo më shumë
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com