“Big Brother VIP” bëri një lojë mbrëmjen e kaluar për banorët, pasi në vend të Donaldit për pak minuta në shtëpi hyri binjaku i tij Romeo. Takimi i tyre ishte i mbushur me lot, përqafime, fjalë zemre dhe emocione shumë të forta. Pas takimit me Donaldin, Romeo u fut mes banorëve por qëndroi shumë pak pasi Einxhel e njohur direkt. Në fund, Romeo u përshëndet me të gjithë dhe i tha disa fjalë në vesh Beatrixit, të dashurës së vëllait.
Të gjithë ishim kuriozë për ati fjalë dhe më në fund u zbuluan: “Je shumë e mirë, të kam zemër”, mendohet t’i ketë thënë Romeo-Beatrixës. Që prej fillimit Romeo e ka mbështetur lidhjen e tyre, madje këshilloi të vëllain që të bëjë ato çka i thotë zemra.
Discussion about this post