GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet e plota/ Si ndodhi vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, pistat ku po hetohet

17:04 - 15/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet e plota/ Si ndodhi vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, pistat ku po hetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur rreth 10 vjet më parë, është kthyer sërisht në protagonist, këtë rradhë duke ekzekutuar brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, Arben Lleshin. Ky i fundit, i dënuar me burgim të përjetshëm, u qëllua me armë zjarri, teksa ndodhej në qelinë e tij në katin e parë, bashkë me një tjetër të dënuar, Indrit Shaqjan.

Mjacaj ka qëlluar ndaj Lleshit, ndërsa si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Indrit Shaqja, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm. Shaqja, sipas raportimeve, ka tentuar të ndalojë Mjacajn që të qëllojë me armë, por një nga plumbat e ka kapur në këmbë.

Fillimisht u raportua se krimi kishte ndodhur në ajrim, madje u tha se një prej të plagosurve ishte edhe Ilir Xhakja, një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm.

Por pas verifikimeve dhe hetimeve ka rezultuar se Xhakja as ishte plagosur as ndodhej në ambientin e qelisë ku ndodhej viktima.

Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit është raportuar me informacione kontradiktore, kjo edhe për faktin se ka pasur vështirësi në identifikimin e autorit, të plagosurve apo personave të përfshirë.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje Sokol Mjacajn, por edhe Indrit Shaqjan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet po zhvillohen në disa pista, por dyshohet se vrasja është porositur nga persona jashtë burgut, ndoshta kundrejt pagesave apo favoreve të tjera, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Ajo që të paktën dihet është se mes Mjacajt dhe Lleshit nuk ka pasur konflikte në burg, kjo edhe për faktin se dy të burgosurit janë lejuar të dalin në të njëjtin orar në ajrim, dhe nëse do të kishte pasur përplasje mes tyre, të paktën kjo gjë do të shmangej. Dhe gjithashtu pista e përplasjes apo konflikteve brenda burgut rrëzohet edhe për faktin se ata njuk kanë pasur kontakte më parë, pra nuk ndanin të njëjtin ambient (dhomë) apo mjedis.

Ndaj dhe grupi hetimor dyshon se vrasja është porositur nga persona jashtë burgut, ndërsa viktima ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Hoxhës, krim i ndodhur në Angli.

Gjithashtu hetimet po zhvillohen për futjen e armës së zjarrit në një burg të sigurisë së lartë. Dyshimet janë se arma mund të jetë futur përmes një droni, por nuk përjashtohet pista se ajo mund të jetë futur prej punonjësve të burgut të sigurisë së lartë.

Emri i Mjacajt u lakua nga Ministria e Drejtësisë, pak përpara se ai të kryente krimin, ndërsa njoftohej se do të izolohej në regjimin 41 biss, për shkak të problemeve që kishte shkaktuar në burg. Nuk dihet se çfarë problemesh ka shkaktuar Mjacaj në burgun e Peqinit, përpara momentit që të ekzekutonte Arben Lleshin.

Pas krimit, Mjacaj ka tentuar të marrë peng një prej gardianëve apo të burgosurve, por ky plan nuk i ka ecur dhe ndoshta nën presion, është vetëizoluar në një ambient, nga ku herë pas here kërcënonte se do vriste veten.

Pas disa momentesh ai është vetëdorëzuar, ndërsa në burgun e sigurisë së lartë, kishin mbërritur edhe efektivë të RENEA, FNSH dhe Operacionales, duke përforëcuar masat e sigurisë.

Tashmë mbetet për tu parë nëse Mjacaj do të rrëfejë shkakun e vrasjes së Lleshit dhe sa mund të besohet versioni i tij nga grupi hetimor.

 

Etiketa: burg peqinKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
U sulmua nga disa persona, masakrohet 22-vjeçari shqiptar në Londër (Emri+Foto)

16-vjeçari del jashtë kontrolli, plagos 2 adoleshentë me thikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com