GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vizita e parë si Kancelar, Olaf Scholz udhëton drejt Parisit

08:27 - 09/12/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vizita e parë si Kancelar, Olaf Scholz udhëton drejt Parisit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur prezantuesi e pyeti Olaf Scholzin, gjatë një debati televiziv se ku do të zhvillohej udhëtimi i tij i parë zyrtar si kancelar, ai nuk dyshoi për asnjë sekondë: “Në Paris”. Tani do të ndodhë me të vërtetë: Olaf Scholz-i, kancelari i ri gjerman, do të shkojë në ditën e tretë të mandatit te partneri kryesor evropian i Republikës Federale. Në shtetin fqinj. Në Francë.

Por kjo nuk është hera e parë që Olaf Scholz-i viziton Pallatin Élysée. Ai mbahet mend ende mirë atje si zëvendëskancelar dhe ministër i Financave i Angela Merkelit dhe si partner i homologut të tij francez Bruno Le Maire. Të dy nxitën krijimin e Fondit të Rindërtimit të BE-së për pandeminë COVID. “Tek ne, Scholz-i është mbi të gjitha sinonim i vazhdimësisë dhe parashikueshmërisë”, shpjegon Christophe Arend, deputet i partisë në pushtet (LREM).

Në Francë e lexojnë me kënaqësi programin e koalicionit qeveritar. Edhe nga ana përmbajtësore janë të prirur për mirë ndaj Olaf Scholz. “Mendoj se Parisi do ta ketë lexuar me shumë kënaqësi marrëveshjen e koalicionit, veçanërisht atë që i kushtohet Evropës dhe politikës së jashtme dhe të sigurisë”, thotë Ronja Kempin në një intervistë për DW. Kryesisht sepse qeveria e re gjermane dëshiron të ndërtojë një “Evropë strategjikisht autonome”. Me fjalë të tjera, një Evropë të aftë për të vepruar unanimisht në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kjo është një kërkesë e vjetër e presidentit francez Emmanuel Macron, e cila deri tani ka hasur në ngurrim nga Berlini.

Në përgjithësi, marrëveshja e koalicionit është në shumë pika një përgjigje e vonuar ndaj dorës së shtrirë të Macronit ndaj Gjermanisë, shpjegon Paul Maurice i IFRI. Sepse për vite me radhë, Franca ishte mjaft e zhgënjyer nga Gjermania e Merkelit. Në shtator 2017, Presidenti Macron prezantoi një plan ambicioz për të ardhmen e Evropës në fjalimin e tij në Sorbonë. “Evropa që ne njohim është shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë joefikase, por vetëm Evropa na jep hapësirë për manovrim në këtë botë gjatë sfidave të mëdha”. Zgjidhja e propozuar nga Macron: më shumë Evropë.

Shpresa e tij: që Gjermania do të ngrihet, do t’i bashkohet Francës dhe do të ndërtojë një të ardhme të përbashkët evropiane. Por përgjigja nuk erdhi. Kryesisht sepse Gjermania nuk donte të bënte një hap shumë largvajtës drejt integrimit evropian.

Thyerja e tabusë së “integrimit të diferencuar”

“Me qeverinë e re federale, do të jetë e mundur të gjesh gjuhën e përbashkët më shpejt se më parë për çështjet e politikës evropiane,” thotë Ronja Kempin.

Programi i koalicionit qeveritar paraqet në shtatë faqe ndonjëherë kërkesa radikale dhe projekte investimi për të gjithë Evropën. Nuk mund të përfytyrohet që kjo të mbështetet në këtë mënyrë nga fqinjët evropianë, veçanërisht nëse merret parasysh Polonia ose Hungaria. Në teori, këto shtete mund të bllokojnë reformat. Por koalicioni pohon gjithashtu se prandaj dëshiron të presë më rrallë për ata që frenojnë: “Ne përsëri do t’i japim përparësi metodës së Komunitetit, por do të ecim përpara me shtetet e veçanta individuale aty ku është e nevojshme”, mund të lexohet në marrëveshje.

“Nuk ishte në ADN-në politike të qeverisë së mëparshme,” thotë Kempin, “madje që ta konsideronin “integrimin e diferencuar” – thuhej gjithmonë se 27 shtetet anëtare duhej të ecnin përpara me të njëjtin ritëm”. Tani e tutje, do të jenë të mundshme grupe më të vogla të vullnetshmish. Është pikërisht kjo risi që pritej në Francë.

Marrëveshja e koalicionit përfundimisht i kushton gjithashtu një rëndësi të madhe marrëdhënieve gjermano-franceze. “Në faqen 136 përmendet Asambleja Parlamentare Gjermano-Franceze”, shprehet me gëzim Christophe Arend, i cili ndodhet në bordin drejtues të kësaj organizate. “Kjo është një shenjë e fortë se qeveria e ardhshme gjermane e merr shumë seriozisht këtë asamble, se ne mund të kapërcejmë pengesat edhe përmes niveleve të tjera të bashkëpunimit”.

Çdo martesë ka pikat e saj të mosmarrëveshjes

Megjithatë, pikat e mosmarrëveshjeve në dukje të pazgjidhshme mbeten. Çështja e mprehtë e energjisë bërthamore, për shembull. Asgjë nuk ndryshon në planet gjermane për fundin e energjisë bërthamore. Koalicioni i ri gjerman i ka vendosur vetes synimin të prodhojë 80% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030. Në të njëjtën kohë, ai ruan braktisjen e energjisë bërthamore. Në Francë, besohet se qëllimet klimatike mund të arrihen vetëm me energji bërthamore më të mirë moderne.

Parisi e sheh me skepticizëm, nëse jo me frikë, ministrin e ri të Financave, Christian Lindner, një mbështetës të një politike të rreptë buxhetore. Me ardhjen e kreut të FDP-së, reforma e Paktit Evropian të Stabilitetit drejt më shumë fleksibilitetit për sa i përket borxhit publik është edhe më e paarritshme. Edhe këtu, Franca dhe shtetet e Evropës Jugore janë në njërën anë, Gjermania dhe të ashtuquajturit “katër kursimtarët” (Austri, Holandë, Suedi dhe Danimarkë)në kundërshtim të plotë.

Por këto janë grindje të së ardhmes. Para së gjithash, Franca do të marrë presidencën e Këshillit të BE më 1 janar 2022 për gjashtë muaj. Dhe në prill, Franca do të mbajë zgjedhje, rezultati i të cilave nuk dihet ende. Prandaj ka një dritare të vogël prej tre muajsh, gjatë së cilës Franca dhe Gjermania mund të nisin projekte të mëdha evropiane. Edhe për këtë arsye udhëtimi i Olaf Scholz-it në Paris është më shumë se një vizitë mirësjelljeje në brigjet e Senës. Koha për një Evropë të re nuk pret./ DW

Etiketa: kancelarvizite pune

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Aksident në Durrës, plagosen tre pasagjerë

Aksident në Durrës, plagosen tre pasagjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com