GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skema e mashtrimit 30 milionë € e Naim Murselit, pista e re për vrasjen e Liridonës

23:09 - 15/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Liridonës, gazetari: Shkaku i krimit te bisedat mes Naimit dhe nipit të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkaku i vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares nga Kosova, më 29 nëntor të këtij viti, me të dyshuar kryesor bashkëshortin e saj Naim Murselin, ende mbetet një mister i pazgjidhur për autoritetet e Kosovës.

Për të zbuluar konkluzionet e hetimeve të deritashme nga organet e drejtësisë, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ishte eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi.

Fillimisht Elezi sqaroi se hipotezat që 30-vjeçarja mund të jetë vrarë nga bashkëshorti, me qëllim përfitimin sigurimin shëndetësor të saj në Suedi, nuk qëndron, pasi e ndjera nuk rezultonte të kishte një siguracion të tillë në shtetin suedez.

“Nga ajo që kemi kuptuar mund të themi se pista e cila të dërgon më së shumti në drejtim të hetimeve është ajo që e ndjera mund të ketë pasur sekrete që i kanë rrezikuar jetën. Ju e dini që ka pasur disa pretendime rreth asaj se ky rast është kryer me qëllim përfitime materiale, por që rezultoi se ndjera nuk kishte një sigurim jetësor. Gjithashtu u fol edhe për marrëdhëniet e tyre, dyshime për çështje seksuale, por që të dy tezat kanë rënë, duke u bazuar fillimisht në atë që thashë se nuk u vërtetua se ka pasur një sigurim jetësor, nga i cili i dyshuari do të përfitonte, si dhe Lirona dhe Naimi kishin marrëdhënie të mira në çift dhe nuk pritej që të ndodhte një gjë e tille”,- u shpreh Elezi.

Eksperti i sigurisë shtoi se një pistë e re hetimi është ngritur nga autoritetet suedeze.

Sipas tij, pak para ardhjes së familjes Murseli në Kosovë, një shoqe e Liridonës është zhdukur pa lënë gjurmë në Suedi, ngjarje për të cilën autoritetet kanë dyshime se mund të ketë lidhje me vrasjen e 30-vjeçares.

“Mund të them se aktualisht pista e hetimit ka të bëjë me sekretet që e ndjera ka poseduar dhe ka të bëjë me aktivitete në Suedi, sepse tashmë dyshohet që një vajzë, e cila dyshohet se ka qenë shoqe e Liridonës është zhdukur në Suedi”,- tha ai.

“Nuk jemi shumë të sigurt, duket që pak ditë para se të ndodhë kjo. Mund të themi në kohen kur Liridona dhe Naimi kanë ardhur në Kosovë”,- shtoi Elezi.

Ndër të tjera, Elezi tha se Liridona Ademaj mund të jetë eliminuar pasi mund të ketë qenë në dijeni të një skeme mashtrimi me vlerë rreth 30 milionë euro, që dyshohet se ka qenë e organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Kam përmendur dhe më parë se dyshohet që Naim Murseli në Suedi ka bashkëorganizuar aktivitet të cilat kanë dëmtuar buxhetin suedez, duke shpërdoruar një vlerë e cila besohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Një shumë e cilat dyshohet se nga aktivitete tanimë i dyshuari ka pasur. Është bërë një lloj skeme mashtrimi, ku taksapaguesit suedezë janë dëmtuar me një vlerë rreth 30 milionë euro.

Sipas informacioneve e ndjera dyshohet se ka pasur informacione”.- deklaroi Elezi.

Etiketa: liridonaskemaVrasja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ka edhe më keq…

Made in Albania, falimenton NETFLIX-in

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com