GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rama i vendosur: Sylvinhon do e bëjmë shqiptar, ka pranuar që…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama i vendosur: Sylvinhon do e bëjmë shqiptar, ka pranuar që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho, në mbrëmjen Gala të Yjeve të Sportit, një çmim nderi.

Rama u shpreh se brazilian ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësinë shqiptare. Gjithashtu, nuk munguan edhe falënderime, për të gjithë të pranimshmit.

“Dua të bëj një falenderim presidentit të Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon me praninë e tij.Rastësia e do që njëri të jetë grek, tjetri italian. Kështu që grekë, italianë, shqiptarë, jemi në një familje. Kemi dhe një brazilian, për syrin e keq, por nëse grekun dhe Italian do i lëmë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar, por edhe ai e ka pranuar me kënaqësi që të marrë nënshtetësinë shqiptare.”, tha Rama.

Ai e ka cilësuar sukses domethënës për të gjithë kombin dhe popullin tonë kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në Euro 2024. Rama tha se kjo tregon se kur një grup njerëzish “me dhunti, dëshirë dhe mbi të gjitha me përkushtim për të bërë çdo sakrificë për të arritur qëllimin e përbashkët dhe natyrisht me mirëorganizim dhe drejtimin e duhur, nuk i pengon dot asgjë”.

“Të gjithë sportistët të cilët arrijnë rezultate shpërblehen dhe përfshihen në një sistem i cili siguron që edhe pasi përfundimit të aktivitetit sportiv të gjithë këta kampionë kanë një vend të nderuar në shoqëri.

Duke u përfshirë në FA, në Forcat e Sigurisë, duke pasur grada të larta, që natyrisht nga një anë janë simbolike sepse nuk ushtrojnë veprimtari kolonelësh etj, por aq sa janë simbolike janë të përputhura edhe me një pagë të sigurt gjithë jetën dhe me pensionin përkatës që vjen pas pagës.

Pa llogaritur edhe një fakt tjetër që shpërblimet për sportistët tanë që sjellin medalje në vendin tonë janë ndër më të lartat në Europë. Vetëm kështu ne kemi bërë të mundur të ndalojmë largimin e sportistëve dhe madje, të kemi sportistë që vijnë nga vendet tjera dhe jo vetëm nga lindja, por dhe perëndimi, për të konkurruar me flamurin shqiptar duke u bërë shtetas shqiptarë”, tha Rama.

Etiketa: CeremoniaRamaSylvinho

Lajme të lidhura

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Para
Inceneratorët/ Shehaj denoncon: Kompanitë morën miliona nën pretekstin e Covid-it

VIDEO/ Shehaj-Veliajt: More veten në qafë o njish. I paske dhënë gojës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com