GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Hakmarrja” e Sarës ndaj Ledrit pas vendimit të reperit për t’u ndarë

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hakmarrja” e Sarës ndaj Ledrit pas vendimit të reperit për t’u ndarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndarja e Ledrit dhe Sarës ka qenë padyshim ndarja më e komentuar e këtij viti, kjo për faktin se çiftin gëzon një pëlqim të madh nga ndjekësit.

Megjithatë, ajo që fillimisht u raportua si një ndarje me mirëkuptim, shpejt u kuptua që në fakt paska qenë një ndarje konfliktuale. Ndonëse asnjë nga palët nuk flet rreth shkaqeve që çuan në krisjen e këtij raporti, faktet tashmë kanë zbuluar shumë rreth dinamikave që kjo histori pati, në ditët e fundit të saj.

Gjërat janë bërë edhe më të qarta, pas ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem Blu. Sara që pas ndarjes nga Ledri, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Tiranë, së bashku me vajzën e saj.

E duket se diferencë nuk ka bërë as ditëlindja e vogëlushes, që Sara ka vendosur ta festojë këtu.

Në rrjetet sociale, blogerja ka vendosur mos të zbulojë shumë detaje nga festa, duke zgjedhur që të mjaftohet me një urim, pa zbuluar detaje të tjera.

Ndërkaq, Ledri ka zgjedhur mos të publikojë asgjë në lidhje me ditëlindjen e vajzës së tij, madje as një urim.

Duket se Sara ka vendosur që edhe në këtë ditë të rëndësishme, ta mbajë larg vajzën nga familja e babait të saj.

Sinjalet e para për këtë distancim të Poem Blu i dha pikërisht mamaja e Ledrit, pak javë më parë. Xheraldina, ka ndarë disa “Story” teksa ajo dhe bashkëshorti i saj shihen duke folur me kamera me Poin. Fjalët me të cilat ajo ka shoqëruar postimet janë marrë nga ndjekësit si “kunja” ndaj Sarës.

Ajo ka theksuar se mbesën e ka marrë malli për gjyshërit, pasi në postimet e saj shkruan, “Kur Poin e merr malli” apo “A e dinë këta të dy që më ka marrë malli”.

Kjo deklaratë vjen pasi Sara mori vajzën e saj dhe u largua nga Kosova. Pasi qëndroi disa ditë në Gjermani, ajo ka vendosur të rikthehet sërish, por duket se Poem Blu ende nuk ka mundur ta vizitojë familjen e babait të saj.

Edhe pse, sipas asaj që pamë në “Instagram”- in e Xheraldinës, ata e kanë kërkuar mbesën e tyre, por Sara ende nuk e ka çuar te shtëpia e Ledrit, në Prishtinë.

Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre. Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie.

Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres. Shpesh mes komenteve është përfolur edhe për një tradhti të mundshme nga ana e tij, por një fakt i tillë nuk është konfirmuar kurrë.

E gjetur në këto kushte, Sara është larguar nga shtëpia, ku fillimisht ka qëndruar për disa javë në Tiranë krejt e vetme, kjo për faktin se vajza e çiftit ndenji me reperin dhe familjen e tij.

Pas premierës së filmit në Kosovë, Sara pati mundësinë të merrte edhe Poem Blu dhe të dyja kaluan disa kohë në Tiranë. Pas një periudhe pauze, ku gjërat dukeshin se do të sistemoheshin, Ledri duket se ka qenë tërësisht i vendosur për t’i dhënë fund njëherë e mirë historisë së dashurisë me Sarën./Panorama/

Etiketa: hakmarrjaLedriSara

Lajme të lidhura

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme
Horoskopi

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Para
Emigranti nga Durrësi, vetëvrasje në anijen hotel “Bibby Stockholm”

Emigranti nga Durrësi, vetëvrasje në anijen hotel “Bibby Stockholm”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit
Sport

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26

Lionel Messi ka lënë pas zhgënjimin e Kupës së Botës dhe është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme...

Lexo më shumë
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26
Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

10:52 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com