GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Izolohet Thethi që në ditët e para të dimrit, banorët apel pushtetit vendor dhe qendror

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Izolohet Thethi që në ditët e para të dimrit, banorët apel pushtetit vendor dhe qendror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se një jave aksi rrugor Theth-Qafë Thore vijon të jetë i bllokuar nga reshjet e shumta të rëna të dëborës. Bëhet me dije se trashësia e borës të rënë gjatë natës ka shkuar deri në 50-60 cm, duke paralizuar kështu të gjithë banorët, por edhe turistët që kanë zgjedhur Thethin si destinacion për të kaluar pushimet. Ndërkohë, përgjatë natës bëhet e ditur se ka pasur edhe problematika me orteqet, për shkak të borës së madhe.
Edhe pse u rikonstruktua nga ana e qeverisë, projekti për rrugën e Thethit parashikonte të rehabilitojë 16 km nga Qafë-Thorja deri në qendrën e fshatit Theth, me një siguri të lartë rrugore për shkak të terrenit të vështirë malor dhe kushteve klimaterike. Por siç duket ky premtim nuk u arrit të realizohet, pasi këtë fillim dimri që në reshjet e para të dëborës ky fshat u bllokua dhe banorët ngelën të izoluar.

https://streamable.com/xorbvg
Theth 2021

Banorët bëjnë apel që masat nga ana e pushtetit vendor por edhe atij qendror që të bëhet e mundur hapja e këtij aksi rrugor dhe në dispozicion të qëndroj një borëpastruese për të normalizuar situatën. Pasi sipas banorëve, jo më larg se dy ditë me parë një foshnje pesë muajsh ka qenë sëmurë dhe ambulanca nuk ka arritur të shkonte deri në destinacionin e kërkuar nga këta të fundit. Ndonëse hera-herës pothuajse çdo ditë, banorët e Thethit kërkojnë “ndihmë” nga ana e institucioneve, por më kot pasi gjithë këto bien në vesh të shurdhët. Ndër të tjera, banorët pohojnë se ndihen të harruar e të gjithë kujtohen për to vetëm në periudhën e fushatës elektorale duke kërkuar votat.

Thethi është një ndër zonat më problematike gjatë stinës së dimrit përsa i përket reshjeve të borës dhe rruga nuk mirëmbahet nga një kompani kontraktuese për zhbllokimin e saj, por vetëm përmes ndërhyrjes së ARRSH dhe Prefekturës Shkodër.

Etiketa: banoret apelbllokohetpushtetit vendor dhe qendrorreshje deborethethi

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Erë e fortë dhe dallgë, vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari

Erë e fortë dhe dallgë, vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com