Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka treguar se 29-vjeçari me inicialet A.B. nga Dobërçani është sjellë pa shenja jete, pasi kishte marrë 7 plagë nga mjeti i mbrehtë.
“Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë”, ka thënë drejtori Emini, për TV Dukagjini.
Më tej, ai ka thënë se është konstatuar vdekja e viktimës. “Është thirrë mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pajetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini.
Këtë rast për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani.
”Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.
E sipas tij një person tashmë është arrestuar si i dyshuar.
“Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë tutje ai për Express.
Discussion about this post