Analisti Dritan Hila dhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open”, për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, kreu i demokratëve.
Gjatë debatit në studio, Noka quajti Hilën si ‘zëdhënës të Ramës’, çka çoi dhe në përgjigjen e analistit.”Ç’është ky muhabet ‘hani bukë te Rama’. Ore hahet buka dhe në vend tjetër, ç’është ky muhabet tani”, u shpreh Hila.
Pjesë nga debati në studio:
Hila: Berisha kaloi në fazën e dytë. Atë të heqjes së imunitetit. Tani a është e Kushtetuese, a nuk është këtë do e vendosë Gjykata. Ky është fundi i një kulti të Berishës.
Noka: S’ka frikë fare as sot.
Lala: Pse nuk përballet Berisha?
Noka: Zonjë, zëdhënëse e antikushtetueshmërisë mos u bëj.
Hila: Do na quani zëdhënës të Ramës. Sado soft që ta kemi ku ndërshtinë do na quani zëdhënës të Ramës.
Noka: A e di pse e them?
Hila: Pse?
Noka: Kjo ka një pse?
Hila: Kjo nuk ka një pse.
Hila: Ç’është ky muhabet ‘hani bukë te Rama’. Ore hahet buka dhe në vend tjetër, ç’është ky muhabet tani. Nuk mu duk normal e heqja e pasaportës për Berishën, por Berisha nuk është përballur ndonjëherë me ligjin.
Discussion about this post