GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Peqin, Sokol Majcaj del sot para gjykatës së Elbasanit!

08:22 - 19/12/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Peqin, Sokol Majcaj del sot para gjykatës së Elbasanit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë ditën e sotme (19 dhjetor) seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dënuarit përjetë Sokol Mjacaj, drejtorit të burgut të Peqinit, shefit të regjimit të brendshëm dhe personave të tjerë të arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit më 15 dhjetor. Burimet nga gjykata njoftuan se megjithëse njoftimi i masave ishte planifikuar për ditën e hënë, të akuzuarit do të dalin para gjykatës të martën në orën 10.00. Prokurori i çështjes Xhelian Seferi, dorëzoi të dielën kërkesat për caktimin e masave arrest me burg të cilat do të shqyrtohen nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.

Përveç autorit direkt të ngjarjes Sokol Mjacaj, prokuroria ka kërkuar burg edhe për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça si dhe 10 punonjës mes tyre edhe ish shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë në burg, që nga moskryerja e kontrolleve ndaj të dënuarit Mjacaj, i cili lëvizte prej të paktën 20 ditësh me armë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve. I dënuari Sokol Mjacaj dyshohet se e vrau me porosi Arben Lleshin për hakmarrje dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Mënyra e futjes së pistoletës me mulli në burg ka mbetur mister, megjithatë, dyshimet janë se kjo është bërë me anë të pakove të ushqimeve gjatë kohës që skanerët nuk punonin. Kontrolli në hyrje të burgut gjatë kësaj kohe është bërë manualisht nga punonjësit ndërsa skanerët janë vënë në punë vetëm pak ditë më parë, pasi Sokol Mjacaj kishte arritur të pajisej me armën që përdori në krim.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar me 32 vjet burg për vrasjen në Angli të Agim Hoxhës në vitin 2012 dhe po e vuante dënimin në Shqipëri. Pak orë para vrasjes në qeli më 15 dhjetor, ministria e drejtësisë njoftoi se Sokol Mjacaj do izolohej sërish në sistemin 41 bis, dhe kjo dyshohet se ka përshpejtuar planet e tij. Atë ditë ai shkoi tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe e qëlloi me armë duke duke plagosur edhe shokun e qelisë.

TË AKUZUARIT

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në 2015

Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç

Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç

Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire

Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

Etiketa: burgu i PeqinitSokol Mjaçaj

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Jasir Asani publikon foton me partneren e tij. Kush është vajza që…

Jasir Asani publikon foton me partneren e tij. Kush është vajza që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com