Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 11 zyrtarët e burgut të Peqinit, ndërsa për Vilson Shimën u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Zyrtarët e burgut të Peqinit u arrestua pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të premten e javës së shkuar, ku Sokol Mjacaj vrau me pistoletë Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të dënuar.
Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, dyshohet se ekzekutoi Lleshin si një porosi që e kishte marrë nga jashtë burgut, ndërkohë që ai ka deklaruar para grupit hetimor se krimin e ka kryer për shkak se viktima nuk e kishte pranuar në sektor. (vijon)
Discussion about this post