GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gjykata Kushtetuese e narkoshtetit”, Noka e Vokshi “shpërthejnë” pas vendimit për Berishën

19:44 - 20/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: Dy padi në Kushtetuese kundër marrëveshjes Rama-Meloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të cilët kërkonin një interpretim të nenit 73 të Kushtetutës, lidhur me masat kufizuese që mund të ndërmerrte SPAK ndaj një ligjvënësi pa qenë e nevojshme që të kërkohej një autorizim nga Kuvendi.

Një ditë përpara se Kuvendi të marrë në shqyrtim dhe të votojë relacionin e Këshillit të Mandateve që i çeli dritën jeshile SPAK për të vendosur një masë arresti (burg ose shtëpi) ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, Kushtetuesja njoftoi se kërkesa nuk plotësonte kriteret për tu marrë në shqyrtim.

Lidhur me qëndrimin e Kushtetueses kanë reaguar dy deputetë të PD-së, Albana Vokshi dhe Flamur Noka, të cilët edhe kanë firmosur kërkesën drejtuar kësaj Gjykate.

Deputetja Vokshishprehet se Gjykata Kushtetuese ka dështuar në kryerjen e funksionit të saj, duke thelluar skandalin në kuadër të një lufte të paprecendetë opozitës, opozitarizmi, parlamentit dhe parlamentarizmit.

Ajo solli në vëmendje edhe rastin e Salimir Tahirit, ndaj të cilit parlamenti nuk autorizoi arrestimin e tij, por autorizoi vetëm heqjen e të drejtave të njeriut dhe kontrollin e banesës.

“Kërkesa që ne i bëmë Gjykatës Kushtetuese ishe interpretimi i marrjes së kompetencave të Parlamentit. Intersi është interes publik pasi ne 30 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç e përcakton Kushtetuta, ku thuhet se kërkohen 28 deputetë për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për çdo çështje që ne e konsiderojmë me interes të publikut.

Në librin e Sokol Sadushit, në njërin prej kapitujve, sqaron në mënyrë shteruese sepse kategoritë e përcaktuara nuk kanë nevojë të legjitimohen para Gjykatës Kushtetuese sepse Kushtetuta i ka dhënë një status të privilegjuar, duke konsideruar që 28 deputetë nuk do trajtojnë një çështje personale apo private por çdo çështje me interes publik.

Në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të kryejë detyrën dhe funksionin e saj, pasi të gjithë qytetarët edhe unë, kanë shpresuar më në fund kjo gjykatë do ta bënte por sot kjo gjykatë sot dështoi të kryente detyrën dhe funskonin e saj.

Akoma më tepër ka thelluar një skandal në kuadër të një lufte të paprecendetë opozitës, opozitarizmi, parlamentit dhe parlamentarizmit, nuk ka kryer funksionin e saj për të sqaruar a është parlamenti në konflikt me rastin e Sali Berishës pasi në rastin e Saimir Tahirit ka vepruar dhe ka kryer kopetencën e tij, duke theksuar se për rastin e Saimir Tahirit, nuk është autorizuar arrestimi i tij, por ka autorizuar vetëm heqjen e të drejtave dhe lirive si dhe kontrollin e banesës”, tha Vokshi për emisionin “Task Force”..

Ndërsa deputeti Noka me ironi shkruan në rrjetet sociale, se po nuk firmosi Rama dhe Linda e Parlamentit, asnjë kërkesë nuk ka legjitimitet, për Kushtetuesen.

“Gjykata Kushtetuese e Narkoshtetit: Po nuk firmosi Rama dhe Linda e Parlamentit, asnjë kërkesë nuk ka legjitimitet.

Ju deputetë që nuk përfaqësoni Rilindjen nuk legjitimoheni pasi sipas GJK nuk përfaqësoni as popullin as Kuvendin…

Drejtësia e Re Politike …’, shkruan Flamur Noka.

Etiketa: kushtetueseNokaVokshi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Miratuan kërkesën për arrestimin e Berishës, ja ç’përmban raporti i PS dhe Alibeajt

Miratuan kërkesën për arrestimin e Berishës, ja ç'përmban raporti i PS dhe Alibeajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com