GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Parregullsi, përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Parregullsi, përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni republikan i zgjedhjeve në Serbi vendosi ripërsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 28 qendra votimi në vend.

Si datë për mbajtjen e tyre, Komisioni caktoi 30 dhjetorin. Por ai nuk shkoi më shumë se kaq. “Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk është kompetent dhe nuk mund të veprojë sipas kërkesës së opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd”, deklaroi kryetari i rij, Vladimir Dimitrijeviç.

Ky organizëm ishte mbledhur disa herë për të diskutuar mbi përsëritjen e zgjedhjeve për deputetë në disa vendvotime. Në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet janë gjithsej 12.240 votues. Përsëritja e votimeve atje vjen për shkak se nuk mund të përcaktohen rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit apo prej anulimit te votimit.

Kundërshtarët e presidentit serb Aleksandar Vuçiç kanë dalë në rrugë që prej të hënës për të protestuar ndaj, siç thanë ata, manipulimit të zgjedhjeve të se dielës, të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtar u përshkuan nga shumë parregullsi.

Një nga krerët e  koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç tha se Komisionit i janë paraqitur të gjitha vërejtjet e tyre, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë të dhëna se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën për të votuar.

“Shefi i Komisionit nuk arriti të na japë një përgjigje të vetme për asnjë pyetje, përfshirë pyetjen: Si është e mundur që ministri i Policisë nga Bosnja dhe Hercegovina të vijë për të votuar në Beograd? Sipas cilit ligj?”, u shpreh ai.

 

Etiketa: SerbiZgjedhje

Lajme të lidhura

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Para
I keqpërdorën Instagramin kur ishte në “BBVK”, reagon Blero

I keqpërdorën Instagramin kur ishte në “BBVK”, reagon Blero

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it
Breaking Views

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26

Adrion Pajaziti lë gjurmën e tij me skuadrën e Hajdukut të Splitit në ndeshjen e parë të raundit të tretë...

Lexo më shumë
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26
Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com