GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për një mbulesë tregu, Benet Beci i jep pa garë 300 MLN lekë biznesmenit të arrestuar

12:42 - 21/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Për një mbulesë tregu, Benet Beci i jep pa garë 300 MLN lekë biznesmenit të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benet Beci në krye të Bashkisë Shkodër solli stilin e shpërdorimeve dhe përvetësimeve përmes projekteve të kushtueshme, si atëherë në KESH apo në FSHZH. Sepse Beci është “teknicieni” veteran i tenderave!

Një rast ilustrues për “mjeshtërinë” e Becit është Merkato në lagjen Rus në Shkodër. Kush ka qenë në këtë qytet e di që aty gjendet një merkato e madhe e quajtur “Tregu i ri”. Ky ka qenë edhe premtim elektoral i Bicit, madje për ta bërë popullor, projekti identifikohet në adresën Rus (emri i vjetër i lagjes) dhe jo “Partizani”, siç njihet zyrtarisht kjo zonë.

Kështu, më datë 19 dhjetor 2023, është firmosur kontratë për tenderin me objekt “Rikualifikim i Merkatos Rus (Mbulesa e Tregut)”.

Ky treg është në gjendje skandaloze dhe kërkon investim të mirë, por Beci kërkon t’ua shesë shkodranëve një “mbulesë” sikur do të ngrejë aty Piramidën! Pra. me sa shohim në dokumentet e projektit do të bëhet prishje e dyqaneve të ngritura nga tregtarët dhe në vend të tyre do të ngrihen disa skelete prej druri, të cilave do t’u vihet një mbulesë lartë dhe nuk do të mungojnë banakët e bojatisur.

“Propozohet krijimi i një mbulese me strukturë metalike e cila do të shtrihet sipas një planimetrie të rregullt prej 1500 m2”, thuhet në preventivin e tenderit.

Tenderi me “Red Flag”

Për këto shërbime Beci këtë “mbulesë” do të shpenzohen 300 milionë lekë. Duket se është një fond i fryrë qëllimisht dhe këtë e tregojnë faktet që do të rendisim më poshtë.

Së pari, bie menjëherë në sy që tenderi është zhvilluar pa garë, për të krijuar kushtet për abuzim dhe përvetësim të parave të projektit. Fillimisht ishin 8 kompani që kanë paraqitur interes për këtë tender dhe kishte oferta ku mund të zgjidhej ajo më e favorshmja. Por Beci, pa marrë fare parasysh këto oferta, i ka përjashtuar menjëherë 7 prej tyre nga gara, duke lënë mbi tryezën e komisionit vetëm propozimin e  “SMO VATAKSI” SHPK me ofertën 250 milionë lekë, pra sa 85% e fondit limit. Nuk i pëlqeu Becit ë kishte oferta më të lira. Në këto kushte, tenderi ka marrë vlerëimin nga Open Data me “Red Flag” sepse është zhvilluar në kundërshtim me rregullat ligjore, ka risk korrupsioni.

Kush është Xhevat Vataksi?

Siç duket, Beci e kishte paracaktuar me kohë që këtë projekt do t’ia bënte dhuratë kompanisë “SMO VATAKSI” SHPK, në pronësi të Xhevat Vataksit, një emër i njohur në qytetin verior.  Kujtojmë se në vitin 2018, rikonstruksioni i rrugës nacionale Shkodër-Velipojë ka çuar në konflikt pronarin e një lokali me supervizorin e firmës që po rindërtonte këtë aks rrugor. Ky konflikt ka çuar në plagosjen me armë të  pronarit të firmës, Xhevat Vataksi 60 vjeç, i cili është konfliktuar me pronarin e lokalit në fshatin Dragjat të Shkodrës.

Vataksi atëherë u plagos në këmbë dhe më t’u bërë mirë iu fut sërish tenderëve të tillë në Shkodër.

Ndërsa më 13 tetor 2020, Vataksi u arrestua me vendim të Gjykatës së Durrësit, për ndërtimin e një karburanti pa leje.

Më herët Xhevat Vataksi është akuzuar se ka përfituar mbi 50 tenderë klientelistë nga kryebashkiakët e mëparshëm.

Me sa shohim paska krijuar marrëdhënie të mira edhe me kryetarin e ri Beci.

Madje të dhënat flasin se ata kanë mbi 10 muaj që e kurdisin këtë plan. Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci, premtoi investim të menjëhershëm në tregun kryesor të qytetit, në lagjen Rus.

“Kjo zonë tregtare ka nevojë për kualifikim dhe investim të menjëhershëm. Duhen plotësuar kërkesat e tregtarëve, por dhe të blerësve, në mënyrë që të kenë kushte higjieno-sanitare dhe të denja për ta kryer veprimtarinë tregtare në këtë zonë”, premtoi Beci më 18 shkurt 2023, teksa takoi tregtarët në lagjen Rus.

Në qershor Beci tregoi se ishin siguruar edhe fondet, ku një pjesë do të paguhej nga fondet e bashkisë.

Nuk e dimë nëse Beci ka akoma ndikim në shpërndarjen e parave të tenderave në KESH, por bië sy se pak ditë më parë në 30 nëntor 2023, Vataksi ka marrë një kontratë 470 milionë lekë të firmosur nga Ergys Verdho për shtrimin e një linje elektrike 6 KV. Biznesmeni nga Shkodra e fitoi tenderin me ofertën më të shtrenjtë.

Ku i gjeti Beci paratë?

Bashkia e Shkodrë është në borxhe, por Beci po pret shirita për nisje punimesh. Ku po i gjen fondet? Nuk ka asnjë mëdyshje se paratë e Becit po i siguron kryeministri Rama me ndërhyrjet e tij në institucionet e tjera. Paratë e tregut ishin të destinuara për projekte rurale, por po shpërdorohen për një mbulesë tregu në mes të Shkodrës.

Siç mësojmë nga burime të tjera, nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural është transferuar fondi në vlerën 29,155,811 lekë bashkisë Shkodër. Vetëm me firmën e kryeministrin mund të bëhej një lëvizje e tillë fondesh.

Sakaq, Beci bënë këto manovra për të përfituar jo vetëm politikisht, por edhe në xhepin e tij. Ndërkohë, konstatojmë se ka vite që në Bashkinë Shkodër ka mungesë fondesh.

Sipas të dhënave të publikuara, aktualisht bashkisë i mungojnë mbi 1 miliard lekë kjo e përllogaritur nga viti 2006-2022, për detyrime të papaguara.

1 miliard lekë, apo 10 miliardë lekë të vjetra janë një borxh i krijuar për punët publike të kryera dhe të papaguara, gjyqeve të humbura ndaj punonjësve të larguar, faturave të papaguara të dritave apo detyrime ndaj familjeve dhe bizneseve. Beci nuk e bën këtë bilanc, por po e zhyt më tej bashkinë në batakun e korrupsionit me tenderat!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimArrestimbenet becidenimred flagShkodërtendertenderaTreguXhevat Vataksi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Kalvari i oficerëve për t’i njoftuar masën Berishës dhe në fund…

Nxiton Nikolla, firmos kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com