GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Shisnin ilaçe pa elementë sigurie, arrestohet pronari dhe…

13:55 - 21/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Shisnin ilaçe pa elementë sigurie, arrestohet pronari dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10 000 euro, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore, janë gjetur në magazinën e një kompanie parafarmaceutike në Lezhë.

Si pasojë, ka rënë në prangat e policisë, pronari Aleks Dokaj dhe po procedohet penalisht administratori i kompanisë, Sokol Idrizi.

Njoftimi i policisë:

Një sërë planesh operacionale po zhvillohen paralelisht në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Antidote”. Zbulohen dhe goditen 2 raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie.

Për njërin rast u arrestua një 34-vjeçar që kishte fshehur në 2 subjektet që kishte në pronësi (farmaci dhe magazinë të një marketi), 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10 000 euro.

Për rastin tjetër u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin e kompanisë, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa dokumentet shoqëruese që kërkon ligji.

Në kuadër të kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, për të cilat ka indicie se tregtohen mallra/produkte, në kundërshtim me ligjin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Antidote”, si rezultat i të cilit:

-u vu në pranga pronari i 2 prej bizneseve, shtetasi 34 vjeç, Aleks Dokaj banues në Lezhë, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.

-u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, shtetasi 52 vjeç, Sokol Idrizi banues në Durrës, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.

Policia sekuestroi si provë materiale, 300 kutitë me ilaçe dhe 200 artikujt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestilace

Lajme të lidhura

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)
Aktualitet

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26
Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës
Aktualitet

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26
Para
Berisha drejt arrestimit, Meta: Po synohet eliminimi i opozitës

Berisha drejt arrestimit, Meta: Po synohet eliminimi i opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)
Aktualitet

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26

Një 42-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të...

Lexo më shumë
Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

09:24 - 20/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

“Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

08:56 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com