GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ligji për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja shpall vendimin brenda 30 ditësh

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja shpall vendimin brenda 30 ditësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ligjin për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme.

Gjatë seancës palët kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me ligjin që i detyron mjekët e ardhshëm ose të nënshkruajnë marrëveshjen për të punuar deri 5 vjet pas studimeve në atdhe, ose të paguajnë tarifën e plotë të studimit në vlerën e 248 mijë lekëve të rinj.

Studentët, pala paditëse në këtë çështja, e cilësuan ligjin antikushtetues dhe diskriminues duke kërkuar rrëzimin e tij.

Studentët kërkojnë shfuqizimin e nenit 4 që përcakton bllokimin e diplomës deri në plotësimin e viteve të punës që përcakton ministria e Shëndetësisë, si dhe anulimin e nenit 5 ku përcaktohet se ata studentë që nuk do pranojnë të punojnë deri në 5 vite punë ku ka nevojë shteti, do të duhet të paguajnë tarifën reale të kostove të studimit, e cila është përllogaritur të jetë 248,975 Lekë në vit.

Ndërsa përfaqësuesit ligjorë të Qeverisë dhe Kuvendit kërkuan rrëzimin e kërkesës së studentëve, duke argumentuar se ligji synon mbrojtjen e interesit publik për ofrimin e shërbimit cilësor shëndetësor dhe se nuk shkelen normat kushtetuese për studentët pas 5 orësh seancë, trupi gjykues është tërhequr për marrjen e vendimit të cilin do ta bëjë publik brenda 30 ditësh sipas afateve ligjore.

Në mesin e muajit nëntor, Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”. në atë kohë, Gjykata ka pranuar kërkesën e një grupi deputetësh duke pezulluar zbatimin e ligjit deri në shqyrtimin në themel.

Sipas ligjit te miratuar ne Kuvend, studentët e vitit të parë, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit, në institucionet shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do t’iu duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri.

Qeveria këmbëngul se çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.

Etiketa: Kryesore1kushtetuesemjekesiStudentet

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Publikohen pamjet kur studentët evakuohen pas sulmit në Pragë

Publikohen pamjet kur studentët evakuohen pas sulmit në Pragë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis