GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vu nën hetim për tendera, Rama emëron Bibën në krye të Konkurrencës

15:28 - 09/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U vu nën hetim për  tendera, Rama emëron Bibën në krye të Konkurrencës

Kryetari i KQZ, Denar Biba, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku eshte miratuar perberja e fletes se votimit me 15 subjekte zgjedhore, ne te cilen LSI eshte numri 14 dhe PS numri 15. Opozita dhe Partia Demokratike nuk u regjistruan ne keto zgjedhje./r/n/r/nHead of the CEC, Denar Biba, speaking during a meeting of the Central Election Commission, where is aproved the the composition of the ballot paper with 15 electoral subjects, in which the LSI is number 14 and the SP number 15. The opposition and the Democratic Party were not registered in these elections.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me 72 vota pro dhe 37 kundër, Denar Biba është emëruar zyrtarisht si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës. Kandidatura e tij ngjalli shumë diskutime, ku Partia Demokratike e cilësoi emërimin e tij si akt final të kapjes së institucioneve. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit, akuzoi Bibën se ka shantazhuar deri në Strasburg gjyqtarët lidhur me ligjin e pronave në Shqipëri. Miratimin për emërimin e tij si kryetar të Autoritetit të Konkurrencës, Tabaku e konsideroi si varje e mëlçive në qafën e ujkut.

“Në rolin e këtij institucioni, sot në Ditën e Luftës kundër Korrupsionit, Kuvendi do të miratojë zotin Denar Bibën. Unë nuk e njoh fare zotin Denar Biba dhe nuk e kam takuar asnjëherë. Por unë di pozicionin e tij që shkoi në Strasburg për t’i bërë shantazh gjykatësve për të mbrojtur ligjin antikushtetues të pronave në Shqipëri. Di raportet ndërkombëtare të BE, Gjykatës së Auditit, Departamentit të Shtetit që sot sektori më i korruptuar ai i Prokurimeve Publike. Atij i kanë kërkuar të bëjë diçka dhe ai e ka bërë. Sot qeveria po i var mëlçitë në qafë ujkut” – tha Tabaku.

Denar Biba, është vënë nën hetim nga Agjencia e Prokurorimeve Publike, lidhur me një tender me vlerë rreth 60 milionë lekë për blerjen e materialeve zgjedhore, gjatë kohës kur ishte zëvendëskryetar i KQZ-së, kontratë e cila është lidhur me kompaninë fituese me 12 prill. Gjatë këtyre hetimeve Denar Bibës iu zbardhën disa përgjime ku pretendohej se kishte vënë gjoba dhe ishte përfshirë në afera korruptive.

Biseda e pergjuar Denar Biba-Ledio Bianku

“Edhe pse regjistrimi ka shkëputje, në të dëgjohen qartësisht fjalët e Bibës”/

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Por zëra kundër kësaj kandidaturë të Bibës kanë ardhur dhe nga rrahdët e PS-së, ku Erion Braçe u shpreh se ai nuk ka formimin dhe ekspertizën e duhur për të drejtuar këtë institucion.

“Kam nja 3 javë që në gojën e tij dëgjoj të lakuar në gjithë Tiranën. Për çfarë do them këtu dhe çfarë qëndrimesh. Do ishte normale t’i konsumonim sy në sy. Denar Biba nuk ka qenë funksionar në PS, mos t’i japim merita që nuk i ka. Nuk ka qenë as anëtar i PS, as deputet, asi kryetar organizate. Në dijeninë time, detyra e kryetarit të KQZ-së nuk është politike, por Kushtetuese dhe ligjore. Për mua, ky zotëria nuk është njeri politik i PS-së. Nuk ka asnjë lidhje, mos t’i japim merita që nuk i ka.”, u shpreh Braçe.

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesDenar BibaEdi Ramatender

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Tirana nën ujë, policia njofton për trafikun, ja rrugët që duhet të shmangni

Tirana nën ujë, policia njofton për trafikun, ja rrugët që duhet të shmangni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com