GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti: 1 në 4 persona në Gazë vuajnë nga uria për shkak të luftës

07:53 - 22/12/23
në Aktualitet, Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti: 1 në 4 persona në Gazë vuajnë nga uria për shkak të luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza vuajnë nga uria për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm që nga shpërthimi i luftës më shumë se 10 javë më parë. Kryeekonomisti i Programit Botëror të Ushqimit Arif Husain tha se “është një situatë ku pothuajse të gjithë në Gazë vuajnë nga uria”. Ai paralajmëroi se nëse lufta midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon në të njëjtat nivele dhe nuk rifillon dërgimi i ushqimit, popullsia mund të përballet me “një zi buke brenda gjashtë muajve të ardhshëm”.

Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore (IPC) e mbështetur nga OKB-ja tha në një raport të enjten se luftimet, “përfshirë bombardimet, operacionet tokësore dhe rrethimin e gjithë popullsisë”, kanë shkaktuar “nivele katastrofike” të pasigurisë të mprehtë ushqimore. IPC tha se më shumë se 1 në 4 familje përballen me urinë e skajshme dhe ekziston rreziku i urisë nëse nuk rivendoset qasja tek ushqimi i nevojshëm, ujin i pastër, shërbimet shëndetësore dhe sanitare.

Izraeli thotë se është në fazën përfundimtare të eliminimit të militantëve të Hamasit nga Gaza veriore, por se priten muaj të tërë luftimesh në jug. Ndërkohë luftimet u intensifikuan mes Hamasit dhe Izraelit të enjten me bombardime të rënda në Gazën veriore ndërsa avionë luftarakë goditën objektiva në pjesët qendrore dhe jugore të enklavës. Katër persona thuhet se u vranë në Gazën jugore në pikën kufitare të Rafahut me Egjiptin, sipas Hamasit. Ushtria izraelite tha se nuk kishte dijeni për incidentin. Dhjetë javë pas fillimit të luftës, Hamasi, një organizatë që SHBA e konsideron terroriste, tregoi se ka ende aftësinë për të lëshuar raketa ndaj Izraelit, ndërsa u dëgjuan sirena në Izraelin qendror.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit postuan harta që tregonin alarme raketash nga Ashkeloni, në veri të Rripit të Gazës, deri në zonën e Tel Avivit. Nuk pati njoftime për viktima pasi sistemi mbrojtës i Kupolës së Hekurt i ndaloi raketat. Ushtria izraelite tha gjithashtu të enjten se forcat e saj kishin kryer sulme kundër 230 objektivave në Gazë gjatë ditës së kaluar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti se ushtria e tij do të vazhdojë luftimet derisa Hamasi të eliminohet dhe pengjet e mbetura të lirohen. Lufta, që filloi pasi Hamasi kreu një sulm sulmi terrorist brenda Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e rreth 1,200 vetëve ndërsa rreth 240 të tjerë u morën peng, ka shkaktuar një situatë të tmerrshme humanitare në Gaza, ku ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se janë vrarë 20,000 palestinezë. Gati 2 milionë të tjerë janë zhvendosur.

Ekspertët thonë se fushata ushtarake izraelite kundër Hamasit tani është ndër më vdekjeprurëset dhe më shkatërrimtaret në histori. Në pak më shumë se dy muaj, ofensiva ka shkaktuar më shumë shkatërrim sesa rrënimi i Alepos të Sirisë nga viti 2012 në 2016, Mariupoli i Ukrainës ose marrë proporcionalisht, bombardimet aleate të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Ajo ka shkaktuar vdekjen e më shumë civilëve sesa koalicioni i udhëhequr nga SHBA në fushatën trevjeçare kundër grupit të Shtetit Islamik./VOA

Etiketa: GazaIzraeli

Lajme të lidhura

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
“Idiotët e dobishëm” të Katargate punojnë brenda Parlamentit të BE-së

“Idiotët e dobishëm” të Katargate punojnë brenda Parlamentit të BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com