Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar vendimin e dënimit të kreut të një grupit të trafikut të drogës, Ilirjan Duçellarin (Zaimi).
Ai kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënuar me 11.4 vite burg.
Por Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar dënimin duke e dënuar me 12.8 vite burg, duke i shtuar edhe akuzën për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miranda Andoni (anëtare), sot më datë 22.12.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 46 akti, datë 11.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit I.D. (Z.), A.K., K. (P.) B., O.D., J.B., R.M., A.K., M.D., si dhe mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 13, datë 21.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit I.D. (Z.), për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal pasi në bazë të nenit 388/1 gërma “d” të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri ta ketë kryer veprën penale që akuzohet.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit I.D. (Z.) me një dënim të vetëm me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri I.D. (Z.) me një dënim të vetëm përfundimtare prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet dhe 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin I.D. (Z.) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.K. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.K. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit K. (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit K. (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit K. (P.) B., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal pasi në bazë të nenit 388/1 gërma “d” të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri ta ketë kryer veprën penale që akuzohet.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit K. (P.) B. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri K. (P.) B. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin K. (P.) B. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit D., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.D., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.D., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit O.D. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri O.D. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin O.D. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit J.B., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit J.B., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit J.B. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri J.B. me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin J.B. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, për episodin e dt. 17.12.2016, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit R.M. me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri R.M. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin R.M. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, për episodin e dt. 10.11.2015, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.K. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.K. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit D., për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M.D., për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e parashikua nga neni 301 i Kodit Penal dhe bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit M.D. me një dënim të vetëm me 5 (pesë) vjet burgim.
Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri M.D. me një dënim të vetëm përfundimtar prej 3 (tre) vjet dhe 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.D. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në bazë të nenit 36 të K.Penal dhe nenit 190 të K.Pr.Penale prova materiale e sekuestruar për llogari të procedimit penal mjet lundrues, tip gomone me emrin “{…}”, me numër regjistri {…}, numër matrikulli {…}, me dy motorë të markës “Mërkuri” 250 cc e cila figuron në emër të shtetasit E.B. të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:
Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, e llojit truall ndërtimi me sipërfaqe 840 m2 ndodhur në lagjen “{…}” {…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës së Parë të Investimeve {…} sh.a dhe Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit njësi me sipërfaqe 69.32 m2 ndodhur në {…}, {…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës së Parë të Investimeve {…} sh.a dhe Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {..}, F. {…}, e llojit ndërtesë me sipërfaqe 537 m2 ndodhur në lagjen “{…}” {…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës së Parë të Investimeve {…} sh.a dhe Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit apartament me sipërfaqe 56.80 m2 ndodhur në lagjen “{…}”{…}, regjistuar në emër të shtëtasit I. Z. (D.) dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit apartament me sipërfaqe 134 m2 ndodhur në lagjen “{…}”{…}, regjistuar në emër të shtetases E.D. dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria Nr. {…}, Z.K {…}, V. {…}, F. {…}, e llojit ndërtesë me sipërfaqe 124 m2 ndodhur në lagjen “{…}”{…}, godinë tre katëshe e regjistuar në emër të shtëtasit N.D. dhe hipotekuar në emër të Bankës “{…}” sh.a.
Pasuria nr. {…}, Z.K {…}, faqe {…}, volume {…}, e llojit arë, me sipërfaqe 2.142 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit A. M. B..
Pasuria nr. {…}, Z.K {…}, faqe {…}, volumi {…}, e llojit arë, me sipërfaqe 1642 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit A. M. B..
Aksionet, asetet e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shoqërive tregëtare dhe personave fizik si mëposhtë :
Shoqëria “{…}” sh.p.k me Nipt {…}
Shoqëria “{…}” sh.p.k me Nipt {…}
Personit fizik A.B. me Nipt {…}
Discussion about this post