GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Punëtori humbi jetën në kantierin e Samir Manes, Lëvizja Bashkë: Para drejtësisë kush lyen duart me gjak

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Punëtori humbi jetën në kantierin e Samir Manes, Lëvizja Bashkë: Para drejtësisë kush lyen duart me gjak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Bashkë ka reaguar lidhur me humbjen e jetës së një punëtori 38-vjecar, i cili punonte në ndërtimin e një prej pallateve të kompleksit “Univers City” në pronësi të oligarkut Samir Mane.

Në një postim në rrjetin social, Lëvizja Bashkë shkruan se Policia e Shtetit është mjaftuar më dy gisht letër njoftim ku nuk përmendet as emri i kompleksit, as se në pronësi të kujt është.

“Deri më tash ngjarjen e rëndë e kanë raportuar vetëm katër portale lajmesh. Një e pestë, që e kishte raportuar, e ka fshirë më pas lajmin. Me gjasë, shumë shpejt edhe portalet e tjera do ta zhdukin lajmin. Ndërkohë që, si gjithmonë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria do të ngarkojnë me faj viktimën ose përgjegjësia nuk do të shkojë më lart se ndonjë përgjegjës i ulët turni”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

Reagimi

KUSH I KA DUART ME GJAK PUNËTORËSH?

Sot në mëngjes një punëtor 38-vjeçar ka vdekur duke punuar në ndërtimin e një prej pallateve të kompleksit Univers City në pronësi të oligarkut Samir Mane, i njohur më herët edhe si pronar famëkeq i galerisë kryesore të minierës së Bulqizës, ku shumë minatorë kanë lënë kockat.

Policia e Shtetit është mjaftuar më dy gisht letër njoftim ku nuk përmendet as emri i kompleksit, as se në pronësi të kujt është. Deri më tash ngjarjen e rëndë e kanë raportuar vetëm katër portale lajmesh. Një e pestë, që e kishte raportuar, e ka fshirë më pas lajmin. Me gjasë, shumë shpejt edhe portalet e tjera do ta zhdukin lajmin. Ndërkohë që, si gjithmonë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria do të ngarkojnë me faj viktimën ose përgjegjësia nuk do të shkojë më lart se ndonjë përgjegjës i ulët turni.

Në Shqipëri të drejtat e punëtorëve nëpërkëmben çdo ditë e më shumë. Prej vitesh Inspektorati i Punës nuk bën publike shifrat e vdekjeve dhe të aksidenteve në punë. Prej raportimeve të pamjaftueshme mediatike vihet re se sektori i ndërtimit është më i prekshmi nga vdekjet në punë, i pasuar nga minierat. Në pronësi të oligarkëve ose i financuar nga krimi i organizuar, sektori i ndërtimit ka edhe mundësinë t’i fshehë më kollaj aksidentet, sidomos vdekjet në punë, si dhe të përfitojë amnisti ndaj hetimit të plotë të rrethanave dhe përgjegjësve realë të këtyre aksidenteve.

Ndërkohë që punëtorët vdesin, gjymtohen, keqpaguhen dhe nënçmohen, nga Shqipëria po largohen gjithnjë e më shumë qytetarë në moshë pune dhe me kapacitete produktive. Largohen sepse çdo ditë e më shumë e kuptojnë se në Shqipëri nuk çan dot përmes punës së ndershme, se e njëjta punë në një vend tjetër të siguron mjaft më shumë të ardhura dhe siguri. Sepse vendet e tjera nuk qeverisen nga kryeministra që mburren me mosekzistencën e sindikatave dhe nuk u shërbejnë kaq paturpësisht orekseve kriminale të oligarkëve.

Lëvizja BASHKË, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së punëtorit të vdekur, kërkon me forcë nga organet e drejtësisë zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, duke vendosur përpara përgjegjësisë këdo që ka lyer duart me gjak punëtori. Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve që të gjenden pranë njëri-tjetrit, të organizohen në sindikata te reja e të fuqishme. Ne do të na keni gjithmonë në krah.

Etiketa: levizja bashkepunetoriSamir Mane

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Vllaznia e pamëshirshme ndaj Skënderbeut, Dinamo fiton ndaj Teutës

Vllaznia e pamëshirshme ndaj Skënderbeut, Dinamo fiton ndaj Teutës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com