GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dialogu me Arben Krajën, Gjokutaj publikon detajet: Ja pse arrestohet Berisha

22:46 - 22/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Seanca për Berishën/ Gjokutaj: I dini kush i ka firmosur këto akte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Genc Gjoktaj ka publikuar në faqen e tij në rrjetin e tij social Facebook, pjese nga procesverbali i seancë së Komisionit te Mandateve dhe imuniteteve datë 18.12.2023 ku SPAK pranon se Sali Berisha nuk është fshehur dhe se ndaj tij nuk ka prova të reja që ta rëndojne poziten proceduriale!

“Ne kemi kërkuar ashpërsimin e masës, ashtu siç është e pasqyruar qartë, sepse personi nën hetim, zoti Sali Berisha, nuk është paraqitur për të zbatuar vendimin e gjykatës në tri raste të njëpasnjëshme.“A kemi të dhëna që është fshehur apo jo?” Nga seanca gjyqësore e vlerësimit të masës dhe nga seanca gjyqësore e shqyrtimit të ankesës suaj në Apel, kemi konstatuar se, kur oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar për t’i dorëzuar aktet, kanë gjetur 3 apo 4 dyer të mbyllura dhe kanë dalë persona të tjerë që u kanë thënë se nuk ndodhet këtu. Nuk është fshehur, sepse zoti Sali Berisha, si person nën hetim, është çdo ditë në medie dhe në televizor”, ka deklaruar Kraja.

Postimi i Gjokutaj

Pjese nga procesverbali i seances se Komisionit te Mandateve dhe imuniteteve date 18.12.2023 ku SPAK pranon se z. Sali Berisha nukneshte fshehur dhe se ndaj Tij nuk ka prova te reja qe ta rendojne poziten proceduriale!

Shkurt zevendesimi i masave te sigurimit ndaj Sali Berishes eshte thjesht hakmarrje politike dhe jo nevoje ligjore!

Genc Gjokutaj – E nderuara zonja Kryetare, në lidhje me përgjigjen e fundit, këto dy masa kanë kushte dhe kritere të veçanta dhe, si të tilla, kërkojnë kërkesa të veçanta. Pra, këto dy masa janë të ndryshme dhe organi i akuzës kërkon leje për të dyja masat, pastaj thotë: “Na jepni lejen ju dhe ne do të zgjedhim njërën prej tyre”. Kjo, sipas nesh, konsiderohet me pasojë pavlefshmërie, sepse çdo masë ka parametrat, kushtet dhe kriteret e saj për caktimin, madje kushte dhe kritere të veçanta, thotë ligji, respektivisht nenet 228, 229 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale.

Kam edhe një pyetje të fundit.

Zoti prokuror, po ju drejtohem juve, meqenëse ju po jepni përgjigje, a keni të dhëna që zoti Berisha gjatë kësaj kohe është fshehur, ka tentuar të dalë jashtë shtetit? Pra, a keni informacion të bazuar në dokumente, në prova që zoti Berisha ka tentuar të dalë jashtë shteti, të fshihet apo të mos jetë prezent? Marr shkas nga këqyrja që ju i keni bërë internetit për të vërtetuar faktin e moskomunikimit të vendimit të masës së sigurimit, ju e keni konstatuar në ueb që është dhënë vendimi në media dhe ai e ka konstatuar edhe nëpërmjet medies. Në këtë sens e kisha pyetjen.Faleminderit!

Arben Kraja – Ne kemi kërkuar ashpërsimin e masës, ashtu siç është e pasqyruar qartë, sepse personi nën hetim, zoti Sali Berisha, nuk është paraqitur për të zbatuar vendimin e gjykatës në tri raste të njëpasnjëshme.“A kemi të dhëna që është fshehur apo jo?” Nga seanca gjyqësore e vlerësimit të masës dhe nga seanca gjyqësore e shqyrtimit të ankesës suaj në Apel, kemi konstatuar se, kur oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar për t’i dorëzuar aktet, kanë gjetur 3 apo 4 dyer të mbyllura dhe kanë dalë persona të tjerë që u kanë thënë se nuk ndodhet këtu. Nuk është fshehur, sepse zoti Sali Berisha, si person nën hetim, është çdo ditë në medie dhe në televizor.
Ne po i themi parlamentit që zoti Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Ai është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe, si i tillë, duhet të jetë i barabartë, si të gjithë të tjerët përpara ligjit.

Genc Gjokutaj – Kjo është e fundit. Ju premtoj për këtë.
Zoti Prokuror, gjatë hetimit të çështjes, nga momenti i caktimit të masave të sigurimit dhe deri më sot që po flasim, a keni ju ndonjë provë të re të përftuar nga hetimi, e cila e rëndon pozitën procedurale në drejtim të sigurimit personal të zotit Berisha? Nuk e di nëse jam i qartë për këtë pyetje?

Arben Kraja – Nuk kemi thënë që kemi prova të reja që e rëndojnë, por kemi thënë se nuk po zbaton vendimet e gjykatës. Kaq, është shumë e thjeshtë.

Etiketa: berishaGjokutajKRAJAKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Po shoqëronte familjen e Irena Gjokës, aksidentohet automjeti i Gardës! Nisin hetime urgjente!

Po shoqëronte familjen e Irena Gjokës, aksidentohet automjeti i Gardës! Nisin hetime urgjente!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com