Taulant Seferi ka gjetur një tjetër gol me ekipin e tij Bani Yas në kampionatin arab të futbollit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit ndaj Ittihad Kalba në atë që mund të jetë ndeshja e fundit për të në aventurën arabe.
Seferit i përfundon huazimi me mbylljen e vitit 2023 dhe vazhdon kontrata me Vorskla Poltava në Ukrainë.
Mbetet për t’u parë nëse huazimi do të rinovohet, apo do të kthehet të luajë në elitën e futbollit ukrainas.
Discussion about this post