GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Irena Gjoka, gjyqtare e kapur. Jemi në diktaturën e bandave

12:51 - 25/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Nuk rrëmbejmë armët të përleshemi me bandat, por Rama…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një komunikim me qytetarët, përmes rrjeteve sociale, thotë se ai ka mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin ligjor, ndërsa shtoi se këto Krishtlindje i festuam në diktaturën e bandës.

“Kjo diktaturë nuk ka në bazë ideologjinë marksiste-leniniste, nuk shpall forcë lëvizëse luftën e klasave, por kjo diktaturë ka si forcë kryesore lëvizëse aleancën me krimin e organizuar dhe drogën.

Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij, Edi Rama, vendosin kudo, vendosin në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në parlament, në prokurori, në ekzekutiv dhe në çdo skutë të këtij shteti.

Kjo aleancë ka fshirë ose ka shndërruar në letër të vdekur, ligjet e mira, demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, për të garantuar pronën, për të garantuar dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e vendit.

Kjo aleancë vendosi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Kjo aleancë dikton sot me forcën më të madhe rezultatin e zgjedhjeve. Imagjinoni në Shkodër se si i përmbys rezultati nga bandat e blinduara të qeverisë dhe ministrave të saj në bashkëpunim.

Në këtë aleancë pra, krimi, droga, hanxharët e krimit shndërrohen në vota dhe vota përsëri shndërrohet në krim”, tha Berisha.

Në vijim të komunikimit, kreu demokrat tha se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, është e kapur, nuk është e lirë.

“Gjyqtarja provoi se është njeri i kapur, nuk pres që një njeri i kapur të bëjë drejtësi”, tha Berisha.

Duke iu referuar protestave të opozitës në Kuvend, ish-kryeministri deklaroi se komisionet hetimore do të kishin objekt hetimi vjedhjet e familjes kryeministrore.

“Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama, i mohoi në një mënyrë skandaloze, të pashembullt, deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit hetimor parlamentar, i cili duhet të jemi të hapur, është e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme. Dhe pa diskutim që ato komisione në epiqendër do kishin Edi Ramën.

Do kishin megavjedhjet e tij qindra milionëshe në aferat e sterilizimit, në aferën e checkupit, në aferat e energjetikës dhe në një seri aferash tjera.

Por ato, komisionet do kishin objekt hetimi vjedhjet familjare të tij. Në mënyrë të përsëritur, PD ka denoncuar thjeshtrën e cila fiton në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjit, me dhjetëra tendera nga pushteti i njerkut të artë. Dhe njerku i artë nuk pasqyron prej tetë vitesh në formularin e tij të deklarimit të pasurive, asnjë qindarkë nga fitimet marramendëse të thjeshtrës, e cila ka fituar për shkak të pushtetit të njerkut me dhjetëra e dhjetëra tendera.

Në vend të hetimit, Edi Rama ka zgjedhur bllokimin e hetimit dhe mashtrimin e shqiptarëve se ajo nuk është pjesë e familjes sime. Thjeshtra është vajza e Linda Ramës dhe në të gjitha ligjet e vendit është pjesë e familjes Rama.

Para 4 vitesh, Rama e pranonte të tillë, kurse tani që i dalin në dritë të gjitha abuzimet, ai refuzon.

Këto komisione do të paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj, e cila ka shumëfishuar të ardhurat gjatë këtyre viteve në një konflikt interesi, pasi merr fonde nga donatorët dhe zhvillon projekte me qeverinë. Natyrisht këtu ajo shuan çdo shans për konkurrencë të ndershme, shuan çdo shans që dikush tjetër ta bënte projektin shumë më mirë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaGjokaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Para
Fundjavë ‘horror’ në Serinë A, 14 futbollistë mbetën të dëmtuar

Fundjavë ‘horror’ në Serinë A, 14 futbollistë mbetën të dëmtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com