GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vota e diasporës, Tabaku: Duhet mekanizëm për ta futur në diskutime!

11:00 - 26/12/23
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vota e diasporës, Tabaku: Duhet mekanizëm për ta futur në diskutime!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se duhet të gjendet një mekanizëm për të futur në diskutime parlamentare çështjen e votës së emigrantëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thotë se Parlamenti duket se do të dështojë sërish për të bërë një reformë elektorale, por nuk duhet të dështojë për të mundësuar votën e mërgatës.

Sipas saj, mundësimi i votës së emigrantëve nuk mund të shtyhet pafundesisht. “Një parlament që u end më shumë në kërkim të një dakordësie të vogël mes disa palëve dhe jo marrëveshje të madhe për t’i dhënë të drejtën e munguar shumicës së shqiptarëve. Por e gjitha kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe me se s’bën na duhet të gjejmë një mekanizëm për të rifutur në diskutime parlamentare pikërisht temën e votës së diasporës”, shkruan deputetja demokrate.

Reagimi i plotë i Tabakut

Politika nuk është  ajo çfarë thua por është mbi të gjitha ajo çfarë bën!

Për vite me radhë politika ka ligjëruar bukur për nevojë edhe mundësinë e votës për të gjithë shqiptarët, duke nënkuptuar edhe votën e diasporës. Një e drejtë kushtetuese që fatkeqësisht është mohuar për 3 dekada me radhë dhe veçnaërisht në dekadën e fundit ku edhe kërkesa e tyre ka qenë më e mirë artikuluar. Kësaj kërkese dhe të drejte kushtetuese i janë përgjigjur me retorikën boshe mazhoranca që ka votuar çdo ligj në parlament këto 10 vite. Ata që kur vjen puna për ta kthyer në ligj kërkesën e emigrantëve kanë heshtur duke vazhduar retorikën e një ushtrimi teorik me foljen “duhet”!

Fatkeqësisht, parlamenti që nuk ka lënë ligj me porosi pa miratuar në këto dhjetë vite dhe deputetët që shpesh janë kthyer në marioneta që firmosin letra bosh për ligje që as i kanë pyetur më parë nuk ka prodhuar asnjë reformë të denjë për dvotën e diasporës. Një parlament që ka prodhuar pak reforma, pak ligje dhe thuajse asnjë ndryshim për mirë në jetën e qytetarëve. Një parlament që u end më shumë në kërkim të një dakordësie të vogël mes disa palëve dhe jo marrëveshje të madhe për t’i dhënë të drejtën e munguar shumicës së shqiptarëve. Por e gjitha kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe me se s’bën na duhet të gjejmë një mekanizëm për të rifutur në diskutime parlamentare pikërisht temën e votës së diasporës.

Kështu me disa kolegë të opozitës vendosëm të bashkëfirmosim kërkesën e përfaqësuesve të “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” që kanë propozuar një draftligj për mundësimin e votës së emigrantëve. Një propozim që merr formë sidomos një vit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron parlamentin të rregullojë votën e tyre. Duket se përsëri parlamenti do ta dështojë për ta bërë një reformë të plotë elektorale për të adresuar të gjithë problemet e zgjedhjeve por nuk duhet të dështojë për të mundësuar votën e mërgatës! Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota!

Etiketa: DiasporaJorida Tabaku

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Para
Berisha: Procesi ndaj meje pa asnjë fakt, dokument apo firmë

Berisha: Procesi ndaj meje pa asnjë fakt, dokument apo firmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com