GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha të rinjve: Nëse ju ngriheni, Edi Rama i ka orët e numëruara

11:47 - 26/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha të rinjve: Nëse ju ngriheni, Edi Rama i ka orët e numëruara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot Shqipëria pret heronj! Ju garantoj se ajo i pret nga ju. Këta heronj, si gjithmonë kanë qenë të rinjtë. Ka qenë Azem Hajdari, heroi i kohës së tij, që guxoi, doli me 8 dhjetor në shesh.”

Me këtë thirrje iu drejtua sot, lideri i opozitës, Sali Berisha, të rinjve shqiptarë, nga takimi që organizoi me të një grup të rinjsh të FRPD në selinë blu lidhur me aksionin opozitar në vend.

“Diku kam shkruar sepse u ndodha përballë tyre dhe çfarë ndjenjash më ngjalli.  Aty pashë heronj sa kurrë në jetën time, sa në asnjë film, sa në asnjë roman. Kjo ishte e vërteta.

Se ata kishin dalë në sheshin e mejdanit, u përballën dhe fituan, – tha Berisha. – Studentët nisën një betejë të shkëlqyer në vitin 2018.

Tani unë i pyes ata, u pyes ju dhe i ftoj të pyesni secilin prej tyre. Çfarë fituat nga ajo lëvizje? Në qoftë se nga lëvizja e viteve ‘90, studentët çelën një epokë për kombin dhe vendin, çfarë u fitua nga lëvizja e vitit 2018? Secili student sot paguan një tarifë më të shtrenjtë se më përpara, secili prej jush sot paguan një qira më të shtrenjtë se ajo që paguanit, secili nga ju sot shpenzon shumë më tepër për një vit shkollor sesa bashkëmoshatarët tuaj në Vjenë, Paris, Romë, prindërit e të cilëve janë pakrahasimisht shumë më të pasur se prindërit tuaj.

Pra, ajo lëvizje u tradhtua. Ato premtime u përdorën për mashtrim.

Çfarë ndodhi me studentët e mjekësisë? Një urdhër i marrë hua nga Maduro i Venezuelës.

Të gjitha këto janë një kushtrim për ju. Të gjitha këto janë një shans i madh për ju.

O sot o kurrë duhet të ngrihemi kundër kësaj diktaturë.

Të gjitha këto kërkojnë nga ju të ndjeheni luftëtarë lirie, misionarë, në një mision hyjnor dhe njerëzor. sepse liritë dhe të drejtat e individit janë sa njerëzorë, aq edhe hyjnore.

Sot, më shumë se kurrë kërkohet që të jeni ju protagonistët kryesorë në këtë betejë.

Dhe dy gjëra do u them. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe në pamje të parë është i stërfuqishëm. Ju garantoj se ai është një kalbësirë, është një statujë e kalbur që nuk pret asgjë tjetër për t’u rrëzuar përveç vrullit, guximit, mosbindjes civile.

Ai e kuptoi sapo ëndrra e tij për Shqipëri pa opozitë u bë pluhur, ai e kuptoi që nuk do i rezistojë kurrë opozitës së vërtetë. Ndaj u hodh në veprimet më të dëshpëruese.

Por ai qëndron dhe do qëndrojë për sa kohë ne nuk do ngrihemi fuqishëm, ju nuk do ngrihemi fuqishëm.

Për sa kohë heronjtë e vërtetë do të rrinë në një apati apo do pajtohen me regjimin e tij.

Ndaj ju ftoj ju, ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë në emër të dinjitetit tuaj, asnjëri të mos mendojë se ka dinjitet në rast se të drejtat kushtetuese shkelmohen. Dinjiteti i pëlqen çdo njeriu, por garanti i dinjitetit të tij është Kushtetuta, e cila përcakton respektin e dinjitetit si shtyllë themelore të saj.

Asgjë nuk ka liria më thelbësore sesa dinjiteti. Ndaj dhe ne duhet të mendojmë për këtë.

Në qoftë se të rinjtë tanë vendosin të realizojnë ëndrrën e tyre, të rikthejnë shpresën për shqiptarët, Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara. Dhe unë jam i bindur se ju do i jipni atij shumë shpejt përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Mbappe maskohet si operator dhe befason dy tifozët e vegjël të PSG-së

Mbappe maskohet si operator dhe befason dy tifozët e vegjël të PSG-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com