GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksionerët “sekretë”, Holanda kryeson investimet e huaja vitin e pest

në Aktualitet, Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksionerët “sekretë”, Holanda kryeson investimet e huaja vitin e pest
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Holanda po kryeson investimet e huaja direkte në Shqipëri për të pestin vit radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet direkte holandeze në tremujorin e tretë të vitit arritën në 87 milionë euro, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për gjithë 9-mujorin 2023 ato prekën vlerën e 212 milionë eurove, 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dominimi i Holandës në renditjen e investitorëve të huaj lidhet kryesisht me faktin se ky shtet është juridiksion i preferuar për regjistrimin e kompanive offshore, për arsye fiskale, por edhe për çështje të ruajtjes së konfidencialitetit mbi aksionerët. Disa korporata të rëndësishme me aksionerë të huaj në Shqipëri kontrollohen nëpërmjet shoqërive holding të regjistruar në Holandë.

Megjithatë, vlerësohet se një ndikim në rritje mund të ketë edhe një prej investitorëve të paktë të mirëfilltë holandezë, kompania e industrisë nxjerrëse Shell, që po kryen investime të konsiderueshme për kërkimin e naftës në zonën e Shpiragut.

Holanda është bërë në tremujorin e tretë edhe shteti që kryeson stokun e investimeve të huaja direkte, me një vlerë totale prej pothuajse 2.1 miliardë eurosh, në rritje vjetore me 27%.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se investitori i dytë më i madh i huaj këtë vit është Italia.

Për 9-mujorin investimet italiane kishin vlerën e 151 milionë eurove. Flukset e investimeve italiane janë rritur me 54% krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. Ndërsa stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.39 miliardë euro, në rritje me 26% krahasuar me një vit më parë.

Por, ndryshimi më i rëndësishëm këtë vit në origjinën e investimeve të huaja është rikthimi i investimeve turke. Për 9-mujorin 2023, flukset e reja të investimeve turke kishin vlerën e 126 milionë eurove. Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, flukset e investimeve turke kishin vlerë negative prej 3 milionë eurosh, të shkaktuar kryesisht nga shitja e aksioneve të kompanisë Albtelecom nga konsorciumi turk CETEL.

Por, këtë vit, flukset e investimeve turke janë rritur ndjeshëm. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj. Stoku i investimeve turke ka arritur vlerën e 968 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

Renditja e investitorëve të huaj për 9-mujorin vijon me Austrinë. Ndërmarrjet me aksionerë austriakë për 9-mujorin sollën flukse të reja investimesh në vlerën e 88 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë, ndërtimit, etj. Stoku i investimeve austriake ka arritur në 800 milionë euro, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kosova për këtë vit renditet në vendin e katërt në listën e investitorëve të huaj, me një fluks investimesh të reja prej 50 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Stoku i investimeve nga Kosova ka rritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%.

Investitori i pestë më i madh deri tani për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29%./Monitor

Etiketa: ekonomiaholandaInvestimet

Lajme të lidhura

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Para
Berisha i tregoi burgun, reagon Basha: Koha është ilaçi…

Sot vendoset fati i vulës së PD, mbështetësit e Berishës në protestë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet