GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Juventin i dështuar, tani Lukaku kërkon hakmarrje ndaj bardhezinjve

në Lajme, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Juventin i dështuar, tani Lukaku kërkon hakmarrje ndaj bardhezinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juventusi do të tentojë ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023, me fitore, teksa Roma e Zhoze Murinjos dhe Romelu Lukakut do të përpiqet t’ia ndalojë hovin “zonjës së vjetër”.

Bardhezinjtë regjistrojnë shifra kampioni deri në këtë fazë të sezonit, 12 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje, ndonëse pozicionohen në vendin e dytë të tabelës (40 pikë), 4 pikë më pak se Interi kryesues. Trendi pozitiv në rezultate mbetet një tjetër komponent shtesë ku vendësit do të shtynë akoma më tepër për t’i vënë vulën fazës së parë me ritëm në maksimum.

SITUATA ME LUKAKUN

Interesante është se në duelin e mësipërm Lukaku ka një histori tejet të ngatërruar me rekordmenët e Italisë. Vetëm me merkaton e verës që lamë pas, Romelu ishte shumë pranë kalimit në “Allianz Stadium”, por marrëveshja mes palëve nuk u finalizua. Tentativa e dështuar la “plagë” në radhët e futbollistit belg, teksa gjeti më pas “strehë” në skuadrën e Romës.

SHANSI I HAKMARRJES

Lukaku ka mundësin e artë t’u dëshmojë tifozëve bardhezinj se çfarë humbën në tregun e transferimeve. Potenca e ishinteristit në kontrollin e topit dhe efikasitetit në zonën mike vlerësohet mjaft nga ekspertët e futbollit dhe Juventusi do të jetë një motiv shtesë që Romelu ta “kafshojë” portën e Sheznit.

Aktualisht pyka e romakëve gëzon statistika vërtet domethënëse pas 14 prezencash me kryeqytetasit e Italisë në Serinë A, 8 gola dhe 1 asist. Finalizimi ndaj Napolit u jep fund dyshimeve se belgu bëhet protagonist vetëm kundër rivalë te lehtë. Përpos këtij aspekti, shënuesi më i mirë i Romës në kampionat do të ballafaqohet me rivalin më të madh në fushë rreth konkretizuesve në katërkëndësh, Dushan Vlahoviç.

U përmend në media se largimi i mundshëm i serbit në verën pararendës do t’i jepet “dritë e gjelbër” kalimit në Torino për 30-vjeçarin, megjithatë nuk ndodhi asgjë dhe Lukaku u detyrua të pranonte “refuzimin”.

Vlahoviç mbart numra më “të zbehtë” krahas “bishës” belge, vetëm 6 gola gjatë 15 paraqitjeve me “zonjën e vjetër” në kampionat. Mungesa e konsistencës në repertorin e futbollistit serb e lë të hapur verdiktin nëse bordi i bardhezinjve veproi drejt me heqjen dorë nga Romelu apo jo.

KËRCËNIMI I TIFOZËVE

Inkuadrimi i Romelu Lukakut me fanellën e Interit vështirë të përtypet nga tifozët e Juventusit, madje u tha se ishte një nga arsyet kryesore se përse ata ia lanë rrugën përgjysëm drejt Torinos. Gjuha e dhunshme e mbështetësve të Juves kundrejt Lukakut i ka “rrënjët e thella” dhe pritet që ata të realizojnë një tjetër shfaqje. Dita e shtunë premton shumë në “Allianz Stadium”, përtej rezultatit, e ku stafeta u kalon lojtarëve për të bërë punën e tyre në fushën e blertë.

Etiketa: Lukaku

Lajme të lidhura

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”
Breaking Views

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Para
VIDEO/ Ndryshon profesion? Sergio Ramos shkëlqen edhe në muzikë

VIDEO/ Ndryshon profesion? Sergio Ramos shkëlqen edhe në muzikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com