GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Terrorizojnë familjarët dhe grabisin vilën e yllit të futbollit anglez

10:18 - 29/12/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Terrorizojnë familjarët dhe grabisin vilën e yllit të futbollit anglez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rezidenca e yllit të Manchester City, Jack Grealish ka rënë pre e një grabitje mbrëmjen e së mërkurës, kur mesfushori po luante në fushën e blertë, në fitoren 3-1 të djemve të Guardiolës përballë Evertonit.

Në momentin kur grupi i grabitësve ka hyrë në rezidencën e futbollistit brenda ndodheshin familjarët dhe e fejuara e Grealish, të cilët po e ndiqnin sfidën e City-t nga televizori.

Sipas raportimeve të mediave britanike edhe pse familjarët e Grealish shtypën në kohë butonat e alarmit brenda shtëpisë, banda e grabitësve u largua me 1 milion paund bizhuteri dhe sende me vlerë.

Mendohet se 10 të afërm – përfshirë të fejuarën e Grealish, Sasha Attwood, prindërit, dy motrat dhe vëllain –  ndodheshin aty dhe po shikonin ndeshjen përpara se të lajmëroheshin nga lehja e qenve dhe zhurmat në çati.

Familja u detyrua të fshihej në një pjesë të caktuar brenda rezidencës me vlerë 5.6 milionë paund, në të cilën Grealish u vendos vetëm para Krishtlindjeve, ndërsa policia u tha fqinjëve të mbyllnin dyert dhe të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Policia, nga frika se mund të përballej me një situatë të mundshme pengjesh, nxitoi në vendngjarje dhe madje aktivizoi një helikopter në zonë, por grabitësit arritën t’ia mbathnin me plaçkën e vjedhur.

“Rreth orës 21:50 të së mërkurës, më 27 dhjetor, policia u thirr pas raportimeve për një vjedhje. Oficerët e mbështetur nga qentë e policisë dhe Shërbimi Ajror Kombëtar i Policisë u vendosën dhe kryen kontrolle në zonën lokale, por nuk kishte asnjë gjurmë të të dyshuarve. Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë moment dhe hetimet janë në vazhdim. Kushdo që ka ndonjë informacion në lidhje me incidentin i kërkohet të kontaktojë Policinë e Cheshire”, tha një zëdhënës i policisë së Cheshire për Sun.

Pas fitores 3-1 të Cityt në “Goodison Park”, ku luajti për 90 minuta, Grealish udhëtoi drejt pronës së tij dhe të enjten në mëngjes u pa duke inspketuar shtigjet përreth rezidencës, e cila kishte një gardh të ri sigurie të instaluar rreth saj.

Rezidenca me shtatë dhoma gjumi është e vendosur në 24 hektarë tokë dhe ka në dispozivcion edhe një helikopter, përveç ambienteve si fushë tenisi, fusha futbolli dhe kriketi, si dhe një liqen.

Ditën e djeshme jashtë shtëpisë është parë edhe një furgon i një firme private sigurie, ndërsa efektivët e policisë janë pikasur duke u larguar nga prona dhe duke trokitur në dyert e fqinjëve.

Incidenti në Cheshire vjen disa javë pasi familja e yllit të West Ham, Kurt Zouma mbeti e traumatizuar, pasi një bandë e armatosur bastisi shtëpinë e tyre duke grabitur 100,000 £ dhe bizhuteri.

Banda e grabitësve hyri në rezidencën e kapitenit të The Hammers në Essex mbrëmjen e 2 dhjetorit, teksa ai po pushonte me gruan e tij Sandra dhe fëmijët e tyre.

 

Etiketa: anglezfutbollistgrabisin

Lajme të lidhura

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Para
VIDEO/ Një person u arrestua pasi tentoi të përdhunonte dy vajza

VIDEO/ Një person u arrestua pasi tentoi të përdhunonte dy vajza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Lexo më shumë
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com