GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Arjan Spahiut, Dubai ekstradon të shumëkërkuarin nga Elbasani

11:51 - 30/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Arjan Spahiut, Dubai ekstradon të shumëkërkuarin nga Elbasani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I shumëkërkuari nga Elbasani Franc Çopja alias Franc Gergely, 31 vjeç, është ekstraduar të premten nga Dubai në Belgjikë pas një urdhër arresti ndërkombëtar për “vrasje me paramendim”.

Siç raportojnë mediat, Çopja, i cili mban edhe disa emra dhe mbiemra të tjerë, u transferua në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Mbretërisë së Belgjikës, pas procesit ligjor dhe gjyqësor dhe sipas vendimit të Ministrit të të Drejtësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe që miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023.

Franc Çopja nga Elbasani u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar. Ai dyshohet si porositës i vrasjes së  Arjan alis Ardit Spahiut, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës.  Një nga tre autorët e maskuar ka qëlluar edhe shtatë herë të tjera në drejtim të Spahiut nga një distancë e afërt, teksa ai ishte duke vdekur në tokë. Gergely thuhet se është një nga tre vrasësit.

Spahiu ishte aktiv në tregtinë e drogës. Në momentin e vrasjes së tij, telefoni i tij po përgjohej nga policia në një hetim të madh droge. Ai kishte një laborator droge në shtëpinë e tij në Bruksel, ku mbahej kokaina. Hetimi, pjesë e të cilit ishte edhe Spahiu, ka çuar tashmë në një mega-operacion në Bruksel që po zhvillohet dhe ku janë në gjyq 124 persona. Vrasja e Spahiut mësohet se është pjesë e një përplasjeje mes klaneve shqiptare të drogës në të cilën tashmë kanë ndodhur disa vdekje në Shqipëri. Një tjetër autori i dyshuar i vrasjes së Spahiut, shqiptari Mikael Qosja ndodhet në burgun e Dubait që nga vjeshta e vitit 2022. Por deri më sot nuk është ekstraduar. Qosja dyshohet për një sërë vrasjesh në Shqipëri dhe konsiderohet si një lojtar kryesor në botën e drogës.

Spahiu është kunati i Erjon Alibejt, i cili prej vitesh është në konflikt të hapur me vëllezërit Çopja, që ka shkaktuar vrasjen e disa personave në Elbasan e jashtë vendit. Për vrasjen e Spahiut, janë arrestuar më parë në Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani. Franc Çopja rezulton i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në 2017 në Katund të Ri në Elbasan ku mbetën të plagosur dy persona me armë zjarri dhe një me sende të forta. Asokohe u arrestua vëllai i tij dhe disa persona të tjerë, ndërsa Franci u shpall në kërkim.

Franc Copja alias Gergely prej disa vitesh jetonte në Dubai, ku rezulton se ka porositur edhe një vilë super luksoze në zonën e njohur si “Dubai Hills”, pamjet e së cilës bashkë me emrin e Franc Gergely janë publikuar nga kompania “Trans Fast Building Contracting” në Dubai. Franc Gergely zbarkoi në Zaventem dje në mëngjes. Ai u ekstradua me një avion privat pasi një linjë ajrore refuzoi ta merrte një ditë më parë.

 

Etiketa: DubaiekstradonElbasan

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet t’i mungojnë tryezës së Vitit të Ri

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet t’i mungojnë tryezës së Vitit të Ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com