GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen mbi 32 kg kanabis në një zonë të pyllëzuar në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen mbi 32 kg kanabis në një zonë të pyllëzuar në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shkodër janë sekuestruar 32 kilogramë drogë të llojit kanabis. Sasia e lëndës narkotike ishte në proces tharje dhe e ndarë në thasë gati për transport.

Sipas policisë, droga rezultonte në pronësi të një grupi  të strukturuar kriminal. Deri tani janë identifikuar 11 anëtarë të këtij grupi, dhe pesë prej tyre janë vënë në pranga.

Po ashtu gjatë vitit  janë gjetur në fshatrat Kir dhe Plan 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Njoftimi i policisë

Punë e vazhdueshme policore dhe hetimore, po kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për të shkatërruar plotësisht produktet e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.Gjenden në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar.

32.7 kg cannabis dhe 10 274 bimë cannabisi (të asgjësuara më parë), në pronësi të këtij grupi kriminal.

Deri më tani, Policia ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve në çdo skaj të qarkut dhe hetimeve të ndjekura në vazhdimësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, realizuan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, një tjetër goditje kundër veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: KanabisShkodër

Lajme të lidhura

Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Kreshpan të Fierit, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Kreshpan të Fierit, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm

19:54 - 28/09/26
Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus
Aktualitet

Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus

15:33 - 28/09/26
Operacioni “Barriera”/ Zbulohen gjashtë lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, në pranga tetë persona
Aktualitet

Operacioni “Barriera”/ Zbulohen gjashtë lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, në pranga tetë persona

15:19 - 28/09/26
Para
Paloka uron Ramën për Vitin e Ri: Kam një parandjenjë se…

Paloka uron Ramën për Vitin e Ri: Kam një parandjenjë se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë
Sport

Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë

23:04 - 28/09/26

Liga e Kombeve ka dhuruar një tjetër mbrëmje plot emocione, ku Franca ka konfirmuar dominimin e saj me një fitore...

Lexo më shumë
“Shqipëria kërkon revolucion”, mbyllet protesta e 121, dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme

“Shqipëria kërkon revolucion”, mbyllet protesta e 121, dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme

22:50 - 28/09/26
“Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytetin Studenti: Kombi na thërret! Rama, jepe dorëheqjen!

“Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytetin Studenti: Kombi na thërret! Rama, jepe dorëheqjen!

22:06 - 28/09/26
Aktivisti, Edison Lika: Partia në pushtet, e kriminalizuar! Studentë bashkohuni për të rrëzuar këtë regjim

Aktivisti, Edison Lika: Partia në pushtet, e kriminalizuar! Studentë bashkohuni për të rrëzuar këtë regjim

21:53 - 28/09/26
Protestuesit marshojnë drejt “Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion

Protestuesit marshojnë drejt “Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion

21:44 - 28/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com