GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Forcimi i lekut/ Banka e Shqipërisë do të blejë 330 milionë euro

20:38 - 03/01/24
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Forcimi i lekut/ Banka e Shqipërisë do të blejë 330 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duket se për këtë vit Banka e Shqipërisë ka vendosur të jetë shumë më energjike në ndërhyrjet për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit. Ajo ka shtuar ndjeshëm shumat e parashikuara për blerjen e eurove në tregun e brendshëm, të cilat mund të arrijnë deri në 330 milionë euro.

Si çdo fillim viti, Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e ndërhyrjeve në tregun valutor. Për këtë vit janë parashikuar në total 20 ankande, përmes të cilëve Banka e Shqipërisë synon të blejë 250-330 milionë euro deri në fund të 2024. Ankandet do të nisin nga mesi i shkurtit dhe do të vijojnë deri më 20 dhjetor. Shuma e blerjes në çdo ankand do të variojë nga 5 deri në 10 milionë euro, ndërkohë që rritja e parashikimeve për ndërhyrje në tregun valutor paralajmëron se Banka e Shqipërisë vijon të presë vijim të tendencës zhvlerësuese të euros në tregun tonë financiar.

Shifrat janë shumë më të larta se parashikimet fillestare të ndërhyrjeve për vitin e shkuar. Për vitin 2023, kalendari fillestar i ankandeve parashikonte blerje që mund të varionin nga dyshemeje prej 160 milionë eurove deri në vlerën maksimale prej 220 milionë eurosh. Ndërhyrje që rezultuan krejtësisht të pamjaftueshme gjatë vitit të shkuar, veçanërisht duke parë mbiccmimin e fortë të lekut sidomos gjatë muajit korrik të vitit të shkuar. Shkak për të cilin, më datë 3 gusht, Banka e Shqipërisë, vendosi ta rrisë shumën e blerë në intervalin midis 220 dhe 300 milionë eurove.

Vendim që gjithësesi nuk solli asnjë efekt të dukshëm në tendencën zhvlerësuese të euros. Në asnjë prej blerjeve të Bankës së Shqipërisë nuk u vërejt ndonjë ndalim domethënës i tendencës mbiçmuese të lekut, tendencë e cila pas muajit korrik, u rishfaq me mbërritjen e festave të nëntorit. Ndërkohë që duke parë volumin shumë të lartë të eurove në treg, qoftë edhe ato që qarkullojnë në kanale zyrtare, vështirë se edhe shtimi i ndërhyreve në 330 milionë euro do ndikojë në raortin e saj me monedhën tonë kombëtare.

 

Lajme të lidhura

Inteligjenca Artificiale shtrin tentakulat në arsim/ Futet në kurrikula nga klasa e IV
Aktualitet

Inteligjenca Artificiale shtrin tentakulat në arsim/ Futet në kurrikula nga klasa e IV

16:30 - 11/12/25
“Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament
Aktualitet

“Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

12:10 - 11/12/25
Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes fiskale”: Legalizon kapitalin e dyshimtë
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes fiskale”: Legalizon kapitalin e dyshimtë

11:00 - 11/12/25
Para
Atalanta fiton në shtëpi, Gjimshiti eleminon Bajramin nga Kupa

Atalanta fiton në shtëpi, Gjimshiti eleminon Bajramin nga Kupa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksion i policisë në Fushëkuqe, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK
Aktualitet

Aksion i policisë në Fushëkuqe, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK

08:01 - 12/12/25

Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
“Edhe ti, o Alizot?”, shkrimtari Agron Tufa kritikon opozitën për firmën e hedhur pro Endrit Shabanit

“Edhe ti, o Alizot?”, shkrimtari Agron Tufa kritikon opozitën për firmën e hedhur pro Endrit Shabanit

07:55 - 12/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Dhjetor 2025

07:33 - 12/12/25
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 12 Dhjetor 2025

07:28 - 12/12/25
Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencës

Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencës

23:35 - 11/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com