GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rikthehen maskat! Rritja e rasteve me COVID “alarmon”

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen maskat! Rritja e rasteve me COVID “alarmon”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Objektet e kujdesit shëndetësor në Nju Jork, Kaliforni, Illinois dhe Masaçusets e e kanë bërë të detyrueshme bartjen e maskave për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Komisionari për Shëndet i qytetit të Nju Jorkut, Dr. Ashwin Vasan i tha WABC TV-së të mërkurën se bartja e detyrueshme e maskave ka rifilluar në të 11 spitalet publike të qytetit, 30 qendra shëndetësore dhe pesë objekte të kujdesit afatgjatë.

“Ajo që nuk duam është mungesa e personelit, apo jo? Kur pamë valën e Omicron-it më 2022, problemet më të mëdha nuk ishin vetëm njerëzit që sëmureshin, por që kishim shumë punonjës shëndetësorë të vijës së parë, ata ishin jashtë me COVID-19”, tha Vasan për WABC-në.

Të dhënat më të fundit javore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se kishte mbi 29.000 hospitalizime nga COVID-i në të gjithë SHBA-në nga 17 deri më 23 dhjetor, ose 16 për qind më shumë në krahasim me javën paraprake. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu raportuan më shumë se 14.700 raste hospitalizimi për shkak të gripit në të njëjtën periudhë.

Bartja e detyrueshme e maskave ishte pika e ndezur politike dhe kulturore gjatë pandemisë me COVID-19, duke shkaktuar zemërim në mesin e atyre që ndoqën këshillat mjekësore dhe vërejtën se maskat bënë pak për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Një Gjykatë e Lartë e dominuar nga konservatorët hodhi poshtë detyrimin federal të presidentit Joe Biden për vaksinë ose testim të detyrueshëm për kompanitë, dhe një gjyqtar i emëruar nga paraardhësi i tij republikan hodhi poshtë detyrimin për bartjen e maskës në transport publik.

Kishte, gjithashtu, pakënaqësi të thellë midis atyre që bartnin maska dhe mendonin se shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik nga ata që nuk bartnin maska. Më shumë se 1.1 milion amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, tregojnë shifrat e CDC-së, një normë më e madhe se shumica e vendeve të tjera të pasura.

Sistemi mjekësor i Universitetit Rush në Çikago tha të martën se kërkoi që “pacientët, vizitorët dhe stafi të bartnin maska – kërkesa për bartjen e maskave në disa zona të kampusit u miratua nga spitali”. Ato përfshijnë zonat e pritjes klinike dhe regjistrimin e pacientëve”.

Cook County Health, i cili përfshin Çikagon dhe Endeavour Health në periferi të Çikagos, muajin e kaluar filloi të kërkonte përsëri maska pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Illinoisit u kërkoi spitaleve të rrisin përpjekjet parandaluese në disa fusha, duke përfshirë përdorimin e maskës në të gjithë objektin.

Në Masaçusets, Berkshire Health Systems filloi me bartjen e detyrueshme të maskave të mërkurën, sipas një deklarate. Në Kaliforni, Qarku i Los Anxhelosit të shtunën rivendosi bartjen e maskave në të gjitha objektet e licencuara të kujdesit shëndetësor, sipas një deklarate të qarkut dhënë Shërbimit të Lajmeve të Qytetit. Departamenti i Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje./REL

Lajme të lidhura

Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare
Botë

Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare

22:11 - 10/08/26
Ukraina sulm me dron ndaj Rusisë, 12 të vdekur dhe 39 të plagosur
Botë

Ukraina sulm me dron ndaj Rusisë, 12 të vdekur dhe 39 të plagosur

14:45 - 10/08/26
Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij
Botë

Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij

14:30 - 10/08/26
Para
“A do të jesh pjesë e Big Brother VIP?“ Përgjigjet Egli Tako

“A do të jesh pjesë e Big Brother VIP?“ Përgjigjet Egli Tako

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ferran Torres nuk del në stërvitje, Barcelona e shet te Paris SG! Vlahovic firmos me Besiktas
Breaking Views

Ferran Torres nuk del në stërvitje, Barcelona e shet te Paris SG! Vlahovic firmos me Besiktas

15:25 - 12/08/26

Ferran Torres, sulmuesi që shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Botërorit, mund të konsiderohet lojtari më i...

Lexo më shumë
Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

15:00 - 12/08/26
Itali, gjykata pezullon martesën e 86-vjeçarit me shqiptaren 35 vite më të re

Itali, gjykata pezullon martesën e 86-vjeçarit me shqiptaren 35 vite më të re

14:30 - 12/08/26
Zjarri shkrumbon banesën në Libohovë, familja mbetet pa shtëpi

Zjarri shkrumbon banesën në Libohovë, familja mbetet pa shtëpi

14:15 - 12/08/26
Kush ishte me Ramën në takimin me kryebashkiakët në Kuç të Himarës?

Kush ishte me Ramën në takimin me kryebashkiakët në Kuç të Himarës?

13:21 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com