GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

The Athletic: Ky është momenti i shqiptarit

17:02 - 05/01/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
The Athletic: Ky është momenti i shqiptarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Broja shikon shansin e tij me mungesën e Nicolas Jackson, i cili do të luajë me kombëtaren, për Kupën e Afrikës. Është ky titulli i një artikulli të gjatë i një prej mediave më prestigjioze “The Athletic”, në lidhje me sulmuesin e kombëtares shqiptare. Kjo është mundësia që Broja po priste, dhe ai e di që duhet ta shfrytëzojë.

Këtë javë Nicolas Jackson mori fluturimin për t’u bashkuar me Senegalin në përgatitjet për Kupën e Afrikës, ku nëse Senegali shkon në finale, do të mungojë për plot 8 ndeshje të Chelseat.

Në mungesë te Senegalezit, Broja është i vetmi qendërsulmues roli, Christopher Nkunku ka bërë 4 paraqitje pas dëmtimit në gju, por nuk konsiderohet si një udhëheqës për sulmin dhe gjatë kësaj periudhe trajneri Mauricio Pochetino pritet ta përdorë Brojën rregullisht, me sulmuesin shqiptar që ka luajtur një rol part-time deri tani.

Pas 5 muajsh këtë sezon, Broja numëron vetëm 5 ndeshje si titullar, dhe 9 paraqitje si zëvendësues, ka luajtur 448 minuta futboll dhe ende i duhet një shans për të luajtur një ndeshje të plotë. Koha më e gjatë që ka luajtur në një ndeshje janë 67 minutat që ju dhanë me humbjen 2-0 me Everton muajin e kaluar.

Arsyeja se përse kjo ka ndodhur është dëmtimin i rëndë që pësoi në dhjetorin e 2022, duke ju dashur një periudhë e gjatë, deri në shtator që të ishte gati sërish për të luajtur. Pas një kohe kaq të gjatë jashtë fushe është e kuptueshme se do ti duhej shumë kohë për të fituar formën e duhur. Mungesa e një parasezoni të plotë ishte një disavantazh i madh për të, pasi nuk shkoi me skuadrën në SHBA, duke vazhduar programin e personalizuar në bazën e klubit në Cobham.

Ndërkohë pavarësisht dëmtimeve të shumta te Chelsea, Pochetino gjithsesi ka patur mundësinë për të zgjedhur rregullisht në sulm emra si Jackson, Raheem Sterling, Cole Palmer dhe Mykhailo Mudryk. Jackson, që u ble për 35 milionë euro nga Villareal verën e kaluar ka shënuar 8 gola, ndërsa Broja e ka gjetur rrjetën vetëm një herë, kundër Fulham, 3 muaj më parë.

Por Broja nuk e ka patur mundësinë për tu futur në ritmin e ndeshjeve si duhet, për të siguruar një seri ndeshjesh që një lojtar ka nevojë për t’u rikthyer në formën më të mirë. Sulmuesit mund ta vuajnë më shumë në këtë aspekt, pasi paraqitja e tyre ka të bëjë me vetëbesimin dhe mprehtësinë e instiktit para porte.

Broja nuk është qarë, ai e kupton situatën dhe e di se duhet të ketë durim dhe dëshiron të ketë impakt në ndeshje. E bëri diçka të tillë ndaj Manchester Cityt kur me lëvizjen e tij në zonë, duke nxjerrë jashtë loje Ruben Diaz që shkaktoi një penallti të cilën Cole Palmer e shndërroi në golin e barazimit 4-4. Broja natyrisht do më shumë, dhe te Chelsea presin më shumë prej tij.

Pochetino gjithmonë e ka inkurajuar si në publik ashtu dhe privatisht, duke dhënë një feedback pozitiv për shqiptarin. Me tendencën e Chelseat për të shitur lojtarë të rritur në akademi për të siguruar përfitimet e nevojshme dhe respektimin e rregullave financiare, e ardhmja e Brojës është bërë objekt spekulimesh, edhe pse Chelsea refuzoi ofertat e West Ham për të duke firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në 2028.

Këtë javë ka patur zëra se Chelsea e ka ofruar atë si pjesë e një shkëmbimi për të marrë mbrojtësin e Benficës Antonio Silva, por The Athletic siguron se kjo nuk është e vërtetë. Gjithsesi zërat për Brojën janë të destinuar të vazhdojnë, pasi ka një seri klubesh në Angli dhe jashtë saj që po e monitorojnë situatën e tij dhe duan që të firmosin me të nëse kjo do të ishte e mundur.

Ndërkohë me Jackson të larguar, Broja ka mundësinë për të bërë në “Stamford Bridge” impaktin që ka dëshiruar. Në dispozicion do të jenë dy ndeshje të gjysmëfinaleve të Carabao Cup kundër Middlesbrough, plus 4 ndeshje të Premier League, që nëse fitohen mund ta çojnë Chelsin në një ndër vendet që sigurojnë futbollin europian verën e ardhshme.

Broja nga krahu i tij, ka motivimin ekstra me synimin për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin europian verën e ardhshme, me Sylvinhon që e ka takuar për t’i ofruar mbështetjen e tij. Gjithsesi fokusi kryesor për momentin është te Chelsea, me Brojën që më e pakta, do të mësojë në këto javët e ardhshme se sa i beson vërtet Pochetino.

Etiketa: brojaChelseamomenti

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Fero mbyll rrjetet sociale dhe martohet për herë të dytë

Fero mbyll rrjetet sociale dhe martohet për herë të dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com