GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pse këmbëngul Ardit Demiri për tenderin 584 MLN lekë? Denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse këmbëngul Ardit Demiri për tenderin 584 MLN lekë? Denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që kur ka marrë drejtimin e Postës Shqiptare, bie në sy se Ardit Demiri po firmos tenderë me vlerë 500 milionë lekë e lart, ku eliminon konkurrencën ndaj miqve të tij.

Demiri këtë herë këmbëngul që të zhvillojë tenderin mbi dy herë të anuluar. Bëhet fjalë për prokurimin  me objekt “Rikonstruksion Zyra Postare qendër Tirana 5, Zyra Postare qendër Durrës”, për të cilin janë vënë në dispozicion 584 milionë lekë.

Sigurisht janë shumë para, kur bëhet fjala vetëm për suvatimin dhe lyerjen e dy zyrave postare. Gjithsesi, sikur e cekëm në fillim të artikullit, lindin dyshime pse Demiri kërkon ta zhvillojë medoemos këtë procedurë.

Në dokumentin e mësipëm duket se tender ka marrë “Flamurin e Kuq” për shkak se është anuluar më shumë se dy herë dhe për pasojë ka risk për korrupsion. Ky është vlerësimi i Open Data Albania. Anulimi gjithmonë vjen për disa arsye specifike, si mungesa e konkurrencës, kritere diskriminuese, mospërputhje në dokumentet standarde. Dhe cilado qoftë prej tyre, ato përbëjnë një risk të lartë për fondin.

Por Demiri nuk pyet, edhe pse tenderi është hapur e anuluar disa herë që nga nëntorit i vitit 2023.

Konkretisht sipas të dhënave ky tender ishte parashikuar që të mbahej në 4 dhjetor të vitit 2023. Por, kjo nuk është bërë e mundur për shkak se këtë herë prokurimi ka përfunduar në dosjet e Komisionit të Prokurimeve Publike.

Konkretisht, më datë 3 janar firma “Kevin Construksion” SHPK ka bërë denoncimin, ku pretendon se oferta e saj është skualifikuar pa të drejtë, madje ka renditur edhe pikat ku citon se është shkelu ligji. Sipas denoncimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e ka skualifikuar “Kevin Construksion” SHPK për shkak se nuk ka dorëzuar dëshmi ku të vërtetojë se ka në dispozicion fuqinë punëtore të kërkuar në kritere.

Por ankimuesi shpreh se ka dorëzuar dëshminë se dy teknikët e ndërtimit do të sigurohen nga kompania “ALBTIEFBAU” shpk, me të cilin ai bashkëpunon. Me sa duket oferta dhe dokumentacionet e tij nuk janë parë me vëmendje nga Demiri dhe stafi i tij, të cilët duken që e kanë me shumë nxitim të  mbyllin sa më parë këtë tender.

Kështu, mbetet për t’u parë vendimi që do të marrë KPP, veç se duhet të shohë edhe arsyet që ky tender është anuluar disa herë më parë. Çka përbëjnë një rrezik të larta dhe lënë hapësira për abuzime.

 

Etiketa: abuzimArdit DemiriDenoncimDurrësKPPPosta ShqiptaretenderTirane

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Shpërthimet në Iran, rritet numri i viktimave

Shpërthimet në Iran, rritet numri i viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com