GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Egli Tako heq dorë nga “BBV”, zbulohet arsyeja

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Egli Tako heq dorë nga “BBV”, zbulohet arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ishçifti më i komentuar në median rozë, Olsi Bylyku dhe Egli Tako, do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3” pas ndarjes së tyre të bujshme.

Mirëpo së fundmi Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale më ndjekësit e saj në “Instagram”, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.

“A do të hysh në ‘Big Brother Vip’? Nëse jo ta sugjeroj ta bësh. Do frymëzosh shumë vajza me sjelljen tënde”, ka shkruar ndër të tjera fansja. Egli iu dha fund njëherë e mirë aludimeve, duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e këtij spektakli, pasi ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet t’i realizojë para se të futet në këtë shtëpi.

“E di që keni dëgjuar e lexuar pafund aludime kohët e fundit, por jo nuk do të jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara të cilat duhet t’i realizoj”, tha ish-e dashura e aktorit të njohur.

Sakaq, emri i Olsi Bylykut është konfirmuar tashmë si një ndër konkurrentët që do të bëhet pjesë e garës.

Sakaq, Egli ka vendosur ta refuzojë këtë ftesë, pas pjesëmarrjes së partnerit të saj. Kur nisën të qarkullojnë zërat për pjesëmarrjen e ish-çiftit në “Big Brother”, të shumtë ishin ata që aluduan se në fakt, ndarja e tyre ishte për lojë dhe se ribashkimi do të ndodhte në ekran.

Por, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, të paktën jo si dy banorë, pasi mund të ndodhë që të shohim edhe një përsëritje të skenarit Bora-Donald, duke krijuar një tjetër moment romantik televiziv.

Megjithatë, gjasat duken të vogla, pasi nga deklaratat, dyshja duket se nuk është ndarë dhe shumë mirë. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Një gotë rose”, ku ka folur rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Ndryshe nga herët e tjera, gjatë intervistës Egli ka treguar më shumë për familjen e saj dhe shoqërinë.

E teksa u pyet nga moderatorja Rozana Radi se kush është premtimi i fundit që ajo i ka bërë vetes, mes lotësh këngëtarja zbuloi se i ka premtuar vetes që nuk do të vendosë më asnjë njeri përpara vetes së saj dhe se do t’i përkushtohet vetes, premtim që ajo ka arritur ta mbajë.

“Premtimi i fundit që unë i kam bërë vetes ka qenë një premtim të cilin edhe e kam mbajtur. Ka qenë që do t’i përkushtohem vetes sime dhe nuk do të vë më askënd para vetes sime. Kur vjen puna te familja është një gjë krejt tjetër. I kam premtuar vetes time që jemi unë dhe ti dhe do të kujdesem për ty”, tha Egli.

 

Etiketa: egli takoOlsi Bylyku

Lajme të lidhura

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26
Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Para
Interi fiton me vuajtje ndaj Veronas, shpallet ‘kampion i dimrit’

Interi fiton me vuajtje ndaj Veronas, shpallet 'kampion i dimrit'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com