Sezoni i ri i “Big Brother” pritet të nisë fundjavën e ardhshme. Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë herë, një kuriozitet të madh ka pasur edhe për moderimin e këtij formati.
Muaj më parë, nisi të shkruhej se Arbana nuk do të ishte më mikpritësja e këtij formati dhe se Ledioni do të rikthehej në ekran si moderatori i ri. E në fakt, spoti i “Big Brother” e konfirmoi këtë fakt, teksa ishte Ledioni në qendër të reklamës për startimin e spektaklit.
Me t’u konfirmuar lajmi se “BBV” do të moderohet nga Liço, fansat kanë shprehur dëshirën që kanë që Osmani të prezantojë këtë ‘reality show”, pasi në të kundërt spektakli do të “dështojë”. Së fundmi përmes një postimi në “InstaStory” ka reaguar vetë Ledioni, duke publikuar një thënie.
“Besoni në fillimet e reja”, ka shkruar moderatori duke iu kërkuar fansave që të besojnë dhe ta mëbshtesin atë në këtë hap të madh që ai do të marrë. Pasi u zyrtarizua se këtë edicion do ta prezantonte Ledion Liço, mesa duket surprizat sapo kanë nisur ende pa filluar zyrtarisht sezoni i ri.
Në profilin e formatit në “Wikipedia”, krahë emrit të Ledionit është shtuar dhe emri i moderatores “ikonë” të spektaklit, Arbana Osmani. Ndonëse javët e fundit emri i saj, nuk është lakuar më në “Top”, në faqen e “Wikipedia”, shfaqet sërish, duke na bërë të besojmë se në fakt, këtë vit moderatorë do të jenë dy.
Një format ky i ngjashëm me atë të Kosovës, ku në prezantim janë si Jonida Vokshi, ashtu edhe Alaudin Hamiti. Shenjat për një krisje mes Arbanës dhe producentëve u ‘konfirmuan” kur moderatorja mungoi në festën që “Top Channel” organizoi për fundvit.
Mes shumë pjesëmarrësve ajo që u vu re ishte mungesa e moderatores, e cila nuk mori pjesë në këtë event për të festuar me pjesën tjetër të stafit të kësaj media. Arbana vendosi që në vend të kësaj këtë feste, ta festonte me miqtë e saj më të afërt dhe me stafin e restorantit të saj, të cilin e ka hapur disa javë më parë.
Kaq ka mjaftuar që publiku të binden se mes moderatores dhe Ledion Liços nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, megjthëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.
Megjithatë, Arbana Osmani në rrjetet sociale ka folur mbi angazhimet e saj të fundit, të cilat duken se e kanë mbajtur jo pak larg ndjekësve të saj muajt e fundit. Dhe midis shumë aludimesh në rrjet se këtë sezon të ri të Big Brother Vip nuk do ta moderonte ajo, duket se një përgjigje e dha edhe për këtë.
Ndërsa shpjegonte punën e saj gjatë muajve të fundit, për një sipërmarrje të re që pritet të marrë jetë së shpejti, ajo duket se iu mbylli gojën të gjithë zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i BBV3. Përmes një statusi të fundit në “Instagram” ajo thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.
“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te Piramida”, e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga “Top Channel”.
Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur. Më pas zërat nisën të flisnin se moderimi i BBVA mbetej i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar.
Atëherë kur gjithçka dukej se po shkonte drejt finalizimit, doli në pah përsëri emri i Ledionit, si kandidati potencial për ta moderuar. E teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e këtij edicioni, duket se emri i Arbanës, vijon të përmendet ende si moderatore.
Sakaq në media, është folur shumë edhe për emrat e konkrurentëve, që këtë vit kanë dalë disi në plan të dytë, për shkak të “dyluftimit” në moderim. Kastës së personazheve që do ti bashkohen lojës këtë sezon do të jetë edhe ish-futbollisti Klodian Duro.
Duro ka qenë mjaft aktiv edhe vitin e fundit në BBVA2, por nga ekrani duke suportuar shpeshherë me mesazhe dhe vota fituesin e vjetshëm Luiz Ejllin. Tashmë është momenti i tij për t’u bërë pjesë e garës së madhe. Nga ana tjetër një rikthim në Big Brother do të ketë edhe Rike Roci.
Modelja bukuroshe e cila jeton në Itali, duket se i ka thënë “Po” ftesës për tu rikthyer në “Big Brother”, por këtë herë në atë të VIP-ave. Tashmë mbetet për tu parë sesi do të pozicionet Rikja, e cila në rrjet është shpesh e njohur për deklaratat e saj të forta.
Discussion about this post