Lidhja e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit është në qendër të vëmendjes prej më shumë sesa 1 viti. Ndonëse të dy protagonistët kanë zgjedhur mos ta pranojnë këtë romancë, duket se tashmë nuk ka më vend për aludime.
Ndërkohë që këtë verë, dyshja e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Futbollisti e ka kaluar gjithë verën në Tiranë, pranë partneres së tij, ku edhe ka shijuar ditët e pushimit me Megin, por edhe familjen e saj. Por, nisja e sezonit të ri, i ka gjetur sërish dy të rinjtë në një lidhje në distancë.
Nga personat e afërt të dyshes, kemi mësuar se në fakt kjo lidhje në distancë është shumë dramatike, pasi të shpeshta janë problemet e çiftit, kryesisht për xhelozi. Megjithatë, dy të rinjtë vijojnë me historinë e dashurisë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e shpeshta.
E nëse gjatë verës, çifti zgjodhi të pushojë së bashku, kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë pushimeve të fundvitit. Ashtu si kemi parë në rrjetet sociale, dyshja ka publikuar foto nga nata e ndërrimit të viteve dhe mesa duket, nuk kanë qenë së bashku.
Moderatorja kishte zgjedhur që këto ditë festash të ishte pranë familjes së saj. Nga ana tjetër, edhe futbollisti kishte preferuar që të shijonte mbrëmjen me familjen e tij, larg partneres.
Natyrisht që kjo zgjedhje, mund të jetë një vendim i dyshes për të shijuar më shumë kohën mes familjes së tyre, por mund të na tregojë edhe një moment krize mes këtij çifti, që shpesh herë kanë pasur ulje dhe ngritjet e veta. Nëse i rikthehemi fotove të verës, Endri dukej se ishte me familjen e Megit, për të shijuar ditët e nxehta, por muaj më pas, zgjedhja nuk ka qenë e njëjta.
Nga ana tjetër vetë Megi, nuk ka publikuar asnjë foto që të lë të kuptosh se ka qenë prezente mes miqve apo familjarëve të Endrit. Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij.
Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta për shkak të konflikteve të herë pas hershme, Megi ka zgjedhur mos të udhëtojë aq shpesh drejt Turqisë, ku sërish Endri luan futboll. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre.
Më herët, futbollisti në intervistat e dhëna është ngacmuar edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin.Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ia dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.
Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje.
Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit. Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit. Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij.
E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit, duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti. Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.
E ftuar në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.
“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehej Megi. “Je ‘single’ dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.
E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Në atë kohë, Megi ishte e angazhuar si konkurrente në “Dancing with the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëritjetrit. Sakaq, Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.
E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS”, i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare”.
“Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehej Megi. Por, krisja mori fund, kur vetëm moderatorja publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihen dy filxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë”.
Zërat për këtë lidhje nisën pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.
Që nga ajo ditë, ulje ngritjet e tyre kanë qenë të shpeshta, por asnjëherë ndarja nuk ka qenë përfundimtare. Endri Çekiçi është kthyer në vendin tonë për festa, por në asnjë moment postimet e tij nuk kanë përkuar me ato të moderatores.
Edhe pak ditë më parë, futbollisti publikoi foto ku dukej në një festë ditëlindjeje, duke mos i fshehur as miqtë që e shoqëronin. Nga ana tjetër Megi publikoi foto nga një restorant luksozë, çfarë edhe kuptohej që nuk ishin së bashku.
Megjithatë, ndoshta këto ditë dyshja ka zgjedhur t’i shijojë pranë familjarëve të tyre, duke qenë larg disa ditë, ose ndoshta janë në një periudhë jo të mirë të lidhjes së tyre, që shpesh herë ka parë të tilla episode.
Megi pojani4megi pojani5megi pojani6megi pojanimegi pojanimegi pojani7megi pojani6megi pojani1megi pojani2megi pojani3megi pojani2
Discussion about this post