Brazili nuk arriti dot të siguronte shërbimet e Karlo Ancelotit, me këtë të fundit që vendosi të rinovonte me Realin e Madridit deri në vitin 2026.
Kështu “Seleçao” vendosi të mos humbte më shumë kohë dhe duket se e ka gjetur menjëherë trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Dorival Zhunior, 61-vjeçari që sapo e mbylli me Sao Paulon.
Ai do të zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Dinjiz dhe do të nisë menjëherë nga puna që të marrë rezultate me Brazilin në ndeshjet e mbetura kualifikuese të Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” dhe me objektivin për të fituar “Copa America” të këtij viti.
Discussion about this post