Kryeministri, Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Shkodër. Në një video të mbërritur në redaksinë e Gijotina.com, shihet Rama ku po zbret nga makina e tij.
Rama shoqërohej sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali dhe përfaqësues të kësaj partie.
Takimi pritet të jetë për strukturimin e PS Shkodër si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të pjesshme nëse do të ketë në bashkinë Shkodër, e cila aktualisht drejtohet nga kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi.
Discussion about this post