GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rihapja e hetimeve, KPK dëgjon sërish prokurorin Valentin Preçi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rihapja e hetimeve, KPK dëgjon sërish prokurorin Valentin Preçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Tiranës Valentin Preçi pati një shans të dytë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa dha shpjegime të detajuara mbi asistencën sociale në cash dhe ushqime që familja e tij kishte marrë në SHBA. Preçi kundërshtoi edhe barrën e provës kaluar pas një denoncimi.

Prokurori i Tiranës Valentin Preçi dha shpjegime të reja të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi hetimet ndaj tij u rihapën pas një denoncimi.

Preçi, seanca dëgjimore ndaj të cilit u zhvillua në 19 dhjetor të vitit që shkoi, u përqendrua më së shumti në atë që pretendoi se ishin fakte të reja në lidhje me pasurinë e tij. Pasi KPK paraqiti shkurtimisht faktin që hetimet ishin hapur për një denoncim dhe Preçi kishte sjellë shpjegime, prokurori këmbënguli të kundërshtonte analizën financiare të KPK-së.

Ai tha në seancë se KPK kishte llogaritur gabimisht, si të ardhura nga ndihma sociale që familja e tij kishte marrë në Ohajo të SHBA në para dhe ushqime, një shumë prej 9600 dollarë. Preçi pretendoi se ky përfundim ishte i gabuar dhe shuma e saktë ishte mbi 21 mijë dollarë.

Prokurori dha shpjegime të detajuara në mënyrën se si ishte përfituar ndihma, duke vënë në dukje se KPK gabimisht kishte llogaritur ndihmën në ushqime si të dhënë vetëm për një muaj të çdo periudhe dhe jo 4 muaj saç ishte. Sipas prokurorit ndihma në ushqime ishte 259 dollarë në muaj.

Preçi po ashtu këmbënguli se denoncimet, që kishin të bënin me hetimet mbi zhvendosjen e një shtyle të tensionit të lartë, nuk cënonin profesionalizmin e tij.

Në seancën e parë Preçi u përball me një analizë financiare negative prej rreth 7 milionë lekësh. Bazuar në raportin e lexuar nga Xhensila Pine, relatorja e çështjes ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Preçi rezultonte me mungesë të ardhurash të ligjshme në disa vite, kryesisht për shkak të transaksioneve me një kredi, të ardhurave të patatuara të bashkëshortes, dyshimet mbi një hua dhe mënyrës së deklarimit të kursimeve cash.

Preçi dhe avokatja Romina Zano kundërshtuan gjetjet e Komisionit. Në fjalën e tij, prokurori tha përmbledhtas se bazuar në argumentet që kishte paraqitur, priste konfirmimin në detyrë. Zano lexoi argumentet e tij sa i përket kriterit të pasurisë, duke këmbëngulur se ishin sjellë prova të mjaftueshme për të rrëzuar barrën që i ishte kaluar nga Komisioni.

Prokurori Valentin Preçi i Prokurorisë së Tiranës po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar.

Valentin Preçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës. /BIRN/

Etiketa: KPKpreciVetting

Lajme të lidhura

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Aktualitet

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Para
Ja fraza epike e Beckenbauer që ‘shtyu’ Kroos drejt Real Madridit

Ja fraza epike e Beckenbauer që ‘shtyu’ Kroos drejt Real Madridit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar Edi Ramën nga burgu, duke i dalë kundër për hartën e re territoriale. Veliaj kërkon...

Lexo më shumë
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com