GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Kërcitja e dhëmbëve çfarë ndodh në trupin tuaj kur kryeni këtë veprim

10:11 - 10/01/24
në Lajme, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcitja e dhëmbëve çfarë ndodh në trupin tuaj kur kryeni këtë veprim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndoshta e gjeni veten duke shtrënguar pa vetëdije nofullën gjatë momenteve stresuese, ndërkohë që jeni të fokusuar në aktivitete të caktuara, ose kjo ndodh kur ju flini gjumë gjatë natës.

Një zakon i bezdisshëm, i cili nëse nuk trajtohet mund të çojë në një sërë simptomash të padëshirueshme. Për shumë njerëz kjo ndodh gjatë ditës. Megjithatë, shumica e dëmtimeve dhe shkatërrimit ndodhin gjatë natës.

Pse njerëzit i kërcasin dhëmbët?

Edhe pse faktorët psikologjikë, gjenetikë dhe fizikë mund të luajnë rol, shkaku nuk është ende plotësisht i qartë.

Ekspertët e shëndetit besojnë se stresi dhe emocione të tjera të forta si zemërimi dhe zhgënjimi, si dhe lloji i personalitetit tuaj, luajnë një rol të rëndësishëm.

Çdo dhëmb ka një nerv, dhe kur ushtroni presion mbi to në tru përçohet një sinjal lehtësimi ose “rekalsi”, por kjo mund të ketë të tjera pasoja të padëshirueshme në shëndet.

Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë moshën, disa substanca dhe medikamente të caktuara, të tilla si ilaçet kundër depresionit, konsumi i duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Cilat janë efektet e padëshiruara?

Dhëmbët dhe mbushjet konsumohen më shpejt. Ka vetëm një rast kur dhëmbët tuaj duhet të prekin njëri-tjetrin, dhe kjo është kur jeni duke ngrënë.

Kur nuk përtypni ushqim, dhëmbët tuaj nuk duhet të preken, në të kundërt ato do të konsumohen më shpejt.

Dhëmbët mund të bëhen të ndjeshëm

Dhëmbët mund të bëhen të ndjeshëm ndaj ajrit, ushqimeve të ftohta apo të nxehta

Mund të ndjeni dhimbje në kokë dhe fytyrë

Disa nga muskujt që përdorni për të hapur dhe mbyllur gojën, apo për të përtypur ushqimin lidhen në artikulacionin i cili lidh nofullën me kafkën tuaj

Kërcitja apo shtrëngimi i dhëmbëve shkakton presion në këtë artikulacion dhe si rezultat, ju mund të ndjeni dhimbje në nofull, fytyrë apo në kokë.

Ju nuk bëni gjumë të rehatshëm

Njerëzit që shtrëngojnë ose kërcejnë dhëmbët gjatë gjumit kanë më shumë gjasa të kenë çrregullime të tjera të gjumit, si gërhitja ose apnea e gjumit.

Kjo gjendje karakterizohet nga ndalimi dhe fillimi i frymëmarrjes për pak sekonda gjatë gjumit.

Si të ndaloni shtrëngimin e dhëmbëve?

Edhe pse për këtë shqetësim nuk ka kurë, ekzistojnë disa taktika që mund t’ju ndihmojnë të tilla si:

Mbajtja e këllefëve mbrojtës të dhëmbëve gjatë gjumit

Kjo metodë nuk e ndalon ose kuron këtë gjendje, por mbron dhëmbët nga kërcitja dhe konsumimi. Gjithashtu zbut simptomat të tilla si dhimbjet e muskujve të nofullës dhe fytyrës, dëmtimi i dhëmbëve etj.

Ju mund t’i gjeni ato në farmaci ose t’i porosisni sipas formës së dhëmbëve tuaj tek dentisti.

Ndryshoni mënyrën e mbajtjes së gojës dhe nofullës

Për njerëzit që shtrëngojnë nofullën e tyre ndërsa janë zgjuar, ndërgjegjësimi për këtë zakon dhe më pas korrigjimi i sjelljes është i dobishëm.

Sapo ndjeni tension në muskujt e nofullave, merreni atë si një shenjë për t’u çlodhur dhe për t’u qetësuar pak.

Reduktoni stresin

Stresi është një nga faktorët kryesorë, kështu që rekomandohet të angazhoheni në aktivitete për të reduktuar stresin. Kini parasysh meditimin, por edhe terapinë për njerëzit me ankth.

Konsideroni medikamentet

Nëse keni dhimbje, të tilla si dhimbje koke dhe dhimbje në fytyrë, ju mund të merrni një ilaç anti-inflamator pa recetë, si ibuprofeni. Dentisti juaj mund të rekomandojë gjithashtu relaksues të muskujve ose injeksione botoksi.

Dhe nëse ndonjë nga medikamentet tuaja shkakton shtrëngim të nofullave si një efekt anësor, është mirë të pyesni mjekun tuaj për një rekomandim tjetër.

Bëni disa ndryshime në regjimin ushqimor

Ekziston një lidhje midis kërcitjes së dhëmbëve dhe pirjes së alkoolit, së duhanit dhe konsumimit të kafeinës. Kështu që mund të jetë e dobishme të reduktoni kafeinën dhe alkoolin para gjumit.

Gjithashtu shmangni çamçakëzin dhe konsumoni më tepër ushqime të buta në mënyrë që t’i jepni kohë muskujve për t’u rikuperuar. /AgroWeb.org

Etiketa: dhembet

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Kreu marrëdhënie me të miturën, arrestohet 22 vjeçari shqiptar

Kreu marrëdhënie me të miturën, arrestohet 22 vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com