GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dalipi i fal 580 MLN lekë të OSSH-së ish-administratorit të Veliajt

11:35 - 11/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dalipi i fal 580 MLN lekë të OSSH-së ish-administratorit të Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga drejtorët e OSHEE, Blendian Dalipi, që administron OSSH, po përdoret që të kreditojë llogaritë e miqve të Erion Veliajt. Administratori Dalipi po firmos tenderë korruptivë në një kohë krize për energjetikën.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-87134-11-10-2023, me objekt “Spostim i linjave TM/TU që ndodhen në aksin e ri rrugor Kashar-Tapizë”. Pra, do të zhvendosen shtyllat e linjave elektrike dhe për këtë do të shpenzohen 58,374,396 lekë (pa TVSH) ose rreth 700 milionë lekë (me TVSH).

Ky është nga ato projekte që shpiken nga dheu për të nxjerrë paratë nga Thesari i Shtetit. “Zhvendosja e linjës” kushton gati sa vetë zgjerimi i rrugës Thumanë-Tapizë. Gjithsesi në dokumentet e tenderit është paraqitur një projekt për të justifikuar vlerën e fondit limit. Duke qenë se është një vlerë e konsiderueshme, oligarkët prisnin tek dera e Dalipit.

Në dokumentet e publikuara të tenderit shohim se nga 6 firma që morën pjesë, njëra nuk dha ofertë, ndërsa një tjetër ofroi rreth 80 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi.

Por, kjo nuk i ka bërë përshtypje Dalipit, që i ka skualifikuar të gjithë përveç fituesit. Kështu kontrata iu dhurua bashkimit të operatorëve “ARB & TRANS-2010” dhe “KUPA” SHPK. Këto dy kompani kanë si pronarë persona të njohur në aferat e korrupsionit me tenderat.

Përfituesit:

ARB & TRANS-2010 është firma përfaqësuese në këtë tender. Kompania është themeluar nga Arben Maloku – 100%dhe vjehrri i tij Fatmir Firi, por ky i fundit, pas disa problemeve ligjore e kaloi kompaninë në emër të Malokut. Firi është arrestuar në vitin 2019 për shkak të vjedhjeve me mashtrim në skemën e TVSH.

Në 15 shtator të vitit 2019 u vunë në pranga 15 biznesmenë, të cilët abuzonin me deklarimin e të ardhurave. Për mashtrimet me TVSH në pranga u vu edhe Fatmir Firi, i cili bashkë me biznesmenët e tjerë akuzohej se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 milionë lekësh, shifër kjo e përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë.

Ky hetim është shtrirë në kohë prej dy vitesh, ndërsa prej 2017-2019, firmat e përfshira në skemë kishin dhe aktivitetin e tyre masiv me faturat e shit-blerjeve për të rimbursuara fiktivisht TVSH dhe ulur tatim fitimin. Pra, Firi nuk u mjaftua me lehtësimet që përfitonte përmes kësaj skeme, po ka nxituar të përfitojë tendera nga rindërtimi, pasi siç dihet kompanitë që janë pjesë e programit të rindërtimit kanë lehtësi në TVSH.

Ndërsa Maloku vazhdon bënë kërdinë për shkak të lidhjeve të afërta që ka me kryetarin bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ky i fundit është emëruar në vitin 2015 si administrator i Zall-Herrit sapo Veliaj zuri karrigen e kryebashkiakut të Tiranës. Madje vlen të përmendet se edhe pse në këtë post, kompania e krijuar prej tij, ARB & TRANS-2010, ka fituar plot 19 tendera nga Veliaj. Për të mbuluar këto skema, miku i Lali Erit e ka kaluar kompaninë në emër të babait Shyqyri Maloku, i cili rezulton si administrator dhe pronar fiktiv i kësaj firme që po bënë namin edhe me ndërtime pa leje.

Ndërsa firma “Kupa shpk” është në pronësi të Shkëlqim Kupës.

I cili njihet për dhjetëra tenderët që përfiton nga të gjithë kryebashkiakët e rilindjes pa garë fare, kryesisht nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, kryebashkiakia e Durrës Emiriana Sako dhe i llokmat më të mëdha i merr nga Lali Eri.

Pra, për këta dy njerëz të majmur me “tendera”, Dalipi i shkeli me të dyja këmbët rregullat. Prokurimi është klasifikuar me “Flamur të kuq” nga Open Data, që tregon riskun e lartë të korrupsionit.

Dalipi i OSSH me sa duket ka marrë sinjalin nga lart “të ndihmojë” këta dy oligarkë, por duhet të mbajë parasysh se ka raste që drejtorët shkojnë në SPAK, ku Lali Eri nuk po i ndihmon!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: blendian daliifatmir firimalokuOSSHShkelqim Kupatender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Uji në shishe mund të shkaktojnë kancer, ja arsyeja

Uji në shishe mund të shkaktojnë kancer, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com