GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bozdo: 1200 punonjës fasonë kanë humbur punën në 48 orë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bozdo: 1200 punonjës fasonë kanë humbur punën në 48 orë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së selisë blu, Eno Bozdo, ka deklaruar se referuar të dhënave të Shoqatës së Fasonistëve, vetëm në 48 orët e fundit, kanë humbur vendin e punës 1200 punonjës.

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se ky sektor e ka të vështirë të mbijetojë në treg pas zhvlerësimit të euros, aq më tepër kur kërkesat e vazhdueshme për subvencione, nuk janë dëgjuar nga qeveria.

Deklarata:

Në 48 orët e fundit, siç raporton edhe Shoqata e Fasonistëve, 1200 punonjës të kësaj industrie kanë humbur punën, e bashkë me të, të ardhurat për të mbajtur familjet e tyre. Pra vetëm në 48 orë, edhe 1200 familje i janë shtuar shtresës së varfër në Shqipëri, që përben 33% të popullatës së vendit (Banka Botërore).

Është kjo kronika që të lë pa fjalë, e agonisë falimentuese të një industrie të tërë, industrisë eksportuese fasoniste, e cila jo për faj të saj, por për faktin e zhvlerësimit me afro 25% të euros që nga viti 2018, nuk mundet dot më të konkurrojë në tregjet evropiane.

Gjatë kësaj kohe, përballë thirrjeve dëshpëruese për mbështetje të përfaqësuesve të kësaj industrie, ka qëndruar veshshurdhër qeveria, e cila jo vetëm nuk ka afruar asnjë ndihmë, por është duke vështruar me gjakftohtësi sesi po zhduket një sektor i tërë i ekonomisë eksportuese.

Fasoneria është kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e tregtar të vendit, pas turizmit dhe remitancave. Ajo punëson drejtpërsëdrejti 75 mijë persona dhe përbën rreth 35% të eksporteve totale të Shqipërisë.

Por fluksi i pafund i parave të pista që pastrohen në Shqipëri veçanërisht në industrinë e ndërtimit, ka rrënuar euron e bashkë me të aftësinë konkurrues në treg të kësaj industrie. Qeveria e njeh këtë situatë plotësisht, dhe me ndërgjegje të plotë zgjedh pastrimin e parave në vend të ekzistencës së 75 mijë familjeve shqiptare që mbahen nga kjo industri.

Nuk ka një rast të dytë në botë kur një sektor është, jo për faj të tij, në një krizë ekzistence dhe qeveria realisht as nuk e përmend fare këtë çështje në prioritete e saj.

Mesazhi që qeveria i jep këtyre familjeve është i qartë: “n.q.s s`keni të hani, ikni nga vendi, sepse ky nuk është vend për njerëz të punës. Na duhen më shumë lekët e drogës se ato i pastrojmë kollaj, sesa djersa e ballit e punës tuaj të ndershme”.

Prandaj ne sot gjendemi përpara faktit se në dekadën e fundit, 1 milionë shqiptarë, afro 35% e popullatës së vendit, ka ikur!  Zhbërja e Shqipërisë po ndodh përpara syve tanë! Nuk është një skenar filmi hollivudian, si ai që shohin përditë përfaqësues të mazhorancës, por një tragjedi e vërtetë që shpaloset cdo ditë e më dhimbshëm.

Fasonistët nuk janë të vetmit. Profesionistët e lirë që tatohen me 23% nga qeveria, kur biznesmenët e mëdhenj tatohen me vetëm 8%, janë gjithashtu një specie në zhdukje. Fermerët po ashtu, sepse jeta në fshat është tashmë realisht e pamundur!

Qeveria krihet, ndërsa Shqipëria zhbëhet. Kudo dhe kurdoherë, historia na mëson se askush nuk mund ta ndreqë këtë përveç vetë shqiptarëve. Të ikësh nuk është zgjidhje, kur këtu të gjithë së bashku, me mjete civile të mosbindjes, mundemi ta përmbysim këtë regjim që po i merr frymën të gjithëve, socialistë apo demokratë. Duhet vetëm guxuar, çdo ditë, për tu përballur me të.

Partia Demokratike është e vendosur në misionin e saj. Ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë. Në fund  ai që do të largohet do të jetë Rama, dhe jo shqiptarët e ndershëm. Por koha nuk pret, prandaj, O Sot O kurrë!

 

Etiketa: Bozdofasone

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Para
Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” punën Zhakut, ja kush i merr pozicionin ish-opinionistes

“Meritokracia, jo fjalë e panjohur...”, kë po thumbon Zhaku?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş