GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fronti opozitar, zbardhen detajet/ Çfarë propozon Bardhi, Gjekmarkaj e Alizoti

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga bojkoti e përplasja te greva e urisë, zbardhen diskutimet në grupin e PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita do të vijojë edhe të hënën, në sesionin e ri parlamentar, aksionin e saj. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku gjithashtu është diskutuar mbi hapat që po ndërmerren për krijimin e një fronti të ri madh opozitar.

Sipas raportimeve, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka informuar deputetët se bashkë me Flamur Nokën kanë takuar drejtuesit e partive opozitare, përfshi këtu edhe Shpëtim Idrizin e PDIU.

“Jemi takuar me Fatmir Mediun, Adron Dukën, Petrit Vasilin e Shpëtim Idrizin. Edi Rama kërkon eleminimin e opozitës. Në 15 janar ne do të vijojmë aksionin opozitar, sikundër do të përshkallëzojmë qëndrimet dhe aksionin tonë, por pasi të jenë ezauruar të gjitha hapësirat”, raportohet të ketë deklaruar Bardhi. Në vijim ai ka informuar deputetët se Idrizi ka kërkuar më shumë detaje lidhur me frontin opozitar, por nuk ka qenë kundër në parim.

Ndërkohë deputeti Tomor Alizoti ka kërkuar unifikimin dhe bashkimin real sa më shpejt të pjesëve apo grupimeve brenda PD-së. “Duhet të unifikojmë qëndrimet, duhet të bashkohemi si PD”, raportohet të ketë deklaruar Alizoti.

Deputeti Agron Gjekmarkaj, sipas raportimeve nga News24, mësohet të jetë shprehur se betejën e ka me Edi Ramën dhe nuk ka ndërmend as të sulmojë SPAK-un dhe as diplomatët, veçanërisht ambasadorin amerikan. “Nuk sulmoj as SPAK as ambasadorët e SHBA, bashkimi është një proces që duhet të bazohet te disa parime”, ka deklaruar Gjekmarkaj.

Debatet

Alizoti: Ne duhet të bëjmë partinë, duhet të bëjmë mbledhjet në seli, na duhet bashkimi real politik. Pastaj na duhet që secili deputet të shkojë në zonën e vet dhe të takojë qytetarët për problemet e tyre. Ne duhet të kemi një qëndrim si grup parlamentar për Berishën. Unë nuk kam qenë me Sali Berishën, as kam qenë ministër i tij, por duhet të mbrojmë figurat politike të opozitës.

Baci: Të bëjmë një rezolutë, ku të qartësohet mbrojtja ndaj kryetarit Sali Berisha dhe sulmi politik që po bën SPAK. Dhe ju duhet ta njihni që ai është kryetari jonë. Siç ne kemi njohur Gaz Bardhin si kryetar grupi, duhet njohur Sali Berisha si kryetar partie dhe sigurisht edhe sulmi politik që po i behet.

Bardhi: Nuk mendoj që ka nevojë për rezoluta. Duhet të merrni me çështjet që i takojnë grupit parlamentar dhe betejës tonë me Edi Ramën. Z. Berisha e ka bërë të qartë që nuk përfshinë grupin parlamentar në këtë çështje.

Nallbati: Edhe unë nuk mendoj që e ndihmojmë Sali Berishën me rezoluta. Sali Berishën, PD dhe opozitën e ndihmojmë vetëm duke forcuar partinë dhe duke mundur Edi Ramën. Të tjerat janë servilizma pa vlerë që nuk ndihmojnë askënd. Ne duhet të mendojmë sesi forcohet PD dhe opozita.

Etiketa: Bashkimidebatet PDKryesore1

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Para
Aeroporti “Nënë Tereza” në terr, qindra pasagjerë mbeten në terminal

Aeroporti “Nënë Tereza” në terr, qindra pasagjerë mbeten në terminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

Në ambientet e Kinemasë Millennium u shfaq mbrëmjen e djeshme premiera e dokumentarit kushtuar ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare,...

Lexo më shumë
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbetgaranti girişJojobet