GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Flet i mbijetuari i Masakrës së Reçakut: E kam pasur të vështirë kur pashë vëllain pa zemër e pa kokë

23:21 - 10/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet i mbijetuari i Masakrës së Reçakut: E kam pasur të vështirë kur pashë vëllain pa zemër e pa kokë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999 formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe u futen në Reçak të Shtimes dhe kryen njërën ndër masakrat më të rënda në Kosovë.

Mirëpo, 22 vite pas kësaj ngjarje po shtohen zyrtarët shtetërorë serbe që po e mohojnë këtë masakër. Së fundi, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin i cili njihet me deklarata anti-shqiptare ka thënë se masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’.

Ai ka treguar se Serbia po bënë film dokumentar për këtë dhe këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në afërsi të Nishit ku shteti serb po xhiron këtë film dokumentar për ngjarjet në Reçak. Sipas tij, kjo ngjarje është e trilluar. Ndaj këtyre deklaratave të Vulinit kanë reaguar SHBA, BE e vet Walker që ishte dëshmitarë i kësaj masakre.

Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Mirëpo më së rëndi këto deklarata të zyrtarëve serb po i përjetojnë banorët e Reçakut që ishin dëshmitarë të drejtpërdrejtë të masakrës. Ramë Shabani ishte njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Reçakut.

“Për mua është shumë e rëndë të flasim për ekzistencën e Masakrës së Reçakut”, thotë Shabani për RTV Dukagjinin duke iu referuar deklaratave të Vulinit.

Ai shton më tej se serbët edhe në vitin 1999 kanë tentuar të mohojnë masakrën dhe të zhdukin trupat e të masakruarve por nuk ja kanë dalë.

“Serbia nga viti 1999 e ka mohuar këtë masakër. Ne banorët  e Reçakut jemi mësuar me këto deklarata. Rëndë duhet t’iu vijë politikanëve e akademikëve tanë që nuk kanë bërë asgjë. Nëse bjer Masakra e Reçakut bien të gjitha masakrat që janë bërë në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Serbia punon për vete. Ne çfarë filmi kemi bërë këto 23 vite jo vetëm për Reçakun por për ndonjë masakër si Obria, Çirezit apo ndonjë vend tjetër”.

“Sot më ka ardhur rëndë si në ditën e masakrës. Madje atë ditë nuk e kam ditur a po shpëtojë vetë apo jo. Më ka ardhur rëndë si atë ditë që i kam parë i pari vëllain e kushërinjtë pa kokë e pa zemër. As atë ditë nuk më ka ardhur më vështirë se sot”.

Ramë Shabanit në masakrën e Reçakut ia kishin vra vëllain dhe 11 kushërirë.

Etiketa: i mbijeturikokeMasakra Recakutvellainveshtirezemer

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Video, Libani tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, dyshohet për shumë viktima

Video, Libani tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, dyshohet për shumë viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com